BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/6 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • «Zotëri, na mëso si të lutemi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Mbretëria e Perëndisë—Më e lartë në çdo aspekt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/6 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Nganjëherë, dëgjojmë vëllezërit të flasin ose të luten për ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë në tokë. A është kjo një shprehje korrekte?

Duke folur në mënyrë strikte, nuk është një mënyrë biblike për të shprehur se si vjen mbretëria. Mbretëria e Perëndisë është qiellore. Për këtë arsye, Pavli mundi të shkruajë: «Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.»​—2. Timoteut 4:18; Mateu 13:44; 1. Korintasve 15:50.

Në vitin 1914, Mbretëria u vendos në qiell dhe nuk do të transferohet kurrë në parajsën e përtërirë tokësore apo gjetkë. Mbret i Mbretërisë është Jezu Krishti. Si Mbret, Jezui ka autoritet mbi engjëjt. Prandaj, vendi i tij i përshtatshëm për sundim, është në dorën e djathtë të Perëndisë, në qiej. Me të bashkohen edhe të krishterët e mirosur si mbretër dhe priftërinj në qiell.​—Efesianëve 1:19-21; Zbulesa 5:9, 10; 20:6.

A do të thotë kjo, atëherë, se nuk duhet t’i shprehim më Perëndisë kërkesat, që gjenden në një pjesë të Lutjes së Zotërisë, e cila thotë: «Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell»? (Mateu 6:10) Përkundrazi, ajo lutje është e përshtatshme dhe akoma plot domethënie.

Në një kohë të ardhme, Mbretëria e Perëndisë do të veprojë ende një herë e mirë kundrejt kësaj toke dhe kjo është ajo që kemi në mendje kur lutemi dhe përdorim shprehje të ngjashme me fjalët e Lutjes së Zotërisë. Për shembull, Danieli 2:44 parathotë se Mbretëria do të «vijë» që të shkatërrojë të gjitha kombet dhe do të marrë në dorë sundimin e gjithë tokës. Zbulesa 21:2 flet për Jerusalemin e Ri duke zbritur nga qielli. Jerusalemi i Ri përbëhet nga 144.000 të krishterë të mirosur, të cilët do të jenë nusja e Krishtit. Ata janë, gjithashtu, bashkëtrashëgimtarë me Jezuin në Mbretëri. Prandaj, Zbulesa 21:2 e përshkruan vëmendjen e tyre kundrejt tokës, me bekime të mëdha për njerëzimin plot besim.​—Zbulesa 21:3, 4.

Derisa të përmbushen këto profeci të mrekullueshme dhe të tjera akoma, do të jetë akoma e përshtatshme t’i lutemi Perëndisë Jehova në përputhje me fjalët e Jezuit: «Ardhtë mbretëria jote.» Por duhet të mbajmë mirë në mendje se Mbretëria nuk do të vijë në planetin Tokë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Qeveria mbretërore banon në qiell, jo në tokë.

[Burimi i figurës në faqen 31]

Toka: Bazuar në NASA photo

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo