-
Të kemi besim të plotë te Jehovai në kohë vuajtjeshKulla e Rojës—2003 | 1 Shtator
-
-
7, 8. (a) Si tregoi Jezui se ishte i vetëdijshëm që njerëzit e papërsosur kanë prirjen të shqetësohen së tepërmi për gjërat materiale? (Shih edhe shënimin.) (b) Çfarë këshille të mençur dha Jezui se si të shmangim ankthin e tepruar?
7 Në Predikimin në Mal Jezui këshilloi: «Mos jini më në ankth për shpirtrat tuaj, se ç’do të hani ose ç’do të pini, apo për trupat tuaj, se ç’do të vishni.»b (Mateu 6:25) Jezui e dinte se nga natyra njerëzit e papërsosur shqetësohen se si të sigurojnë nevojat bazë të jetesës. Atëherë, si t’ia bëjmë që ‘të mos jemi më në ankth’ për këto gjëra? «Vazhdoni . . . të kërkoni më parë mbretërinë»,—tha Jezui. Pavarësisht se çfarë problemesh hasim, duhet të vazhdojmë t’i japim përparësi në jetë adhurimit të Jehovait. Në qoftë se veprojmë kështu, atëherë të gjitha gjërat e nevojshme të përditshme ‘do të na shtohen’ nga Ati ynë qiellor. Në ndonjë mënyrë ai do të na sigurojë atë që na nevojitet.—Mateu 6:33.
-
-
Të kemi besim të plotë te Jehovai në kohë vuajtjeshKulla e Rojës—2003 | 1 Shtator
-
-
b Ankthi i përshkruar këtu thuhet se është një «frikë shqetësuese që i heq gjithë gëzimin jetës». Në disa përkthime thuhet «mos jini në ankth» ose «mos u shqetësoni». Por këto përkthime nënkuptojnë se nuk duhet as të fillojmë të jemi në ankth ose të shqetësohemi. Një vepër referimi thotë: «Koha e foljes greke këtu është e tashmja e urdhërores dhe nënkupton urdhrin për të mos e bërë më një veprim që është tashmë në vazhdim.»
-