BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 2 f. 14-15
  • Merr anën e Mbretërisë së Perëndisë që tani!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merr anën e Mbretërisë së Perëndisë që tani!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A DO TË KËRKOSH NË RADHË TË PARË MBRETËRINË?
  • Mateu 6:33—«Para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Mbretëria e Perëndisë: Çfarë është?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • ‘Vazhdoni të kërkoni më parë mbretërinë’
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 2 f. 14-15
Një burrë lutet para se të lexojë Biblën.

Merr anën e Mbretërisë së Perëndisë që tani!

Imagjino sikur një uragan shkatërrimtar rrezikon zonën ku banon ti. Institucionet shtetërore kanë nxjerrë paralajmërime urgjente: «DILNI! KËRKONI STREHË TANI!» Çfarë do të ishte e mençur në këto raste? Normalisht të gjeje një vend të sigurt.

Në njëfarë kuptimi, të gjithë po presim një «stuhi» shkatërrimtare, që Jezui e quajti ‘shtrëngimi i madh’. (Mateu 24:21) S’kemi si ta shmangim këtë shtrëngim. Ama diçka mund të bëjmë për t’u mbrojtur. Çfarë?

Në Predikimin në Mal, Jezu Krishti tha: «Vazhdoni, pra, të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë.» (Mateu 6:33) Si ta bëjmë këtë?

Kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë. Kjo do të thotë se duhet ta konsiderojmë Mbretërinë e Perëndisë si më të rëndësishmen në jetë. (Mateu 6:25, 32, 33) Pse? Ngaqë njerëzit thjesht nuk janë të aftë të zgjidhin problemet që kemi sot. Vetëm Mbretëria e Perëndisë mund ta realizojë këtë punë kolosale.

Kërkoni drejtësinë e Perëndisë. Duhet të përpiqemi me të gjitha forcat që të jetojmë në përputhje me ligjet dhe parimet e drejta të Perëndisë. Pse? Sepse, nëse vendosim vetë ç’është e drejtë dhe e gabuar, do të kemi pasoja katastrofike. (Proverbat 16:25) Mirëpo, nëse jetojmë në përputhje me standardet e Perëndisë, i sjellim kënaqësi atij dhe nxjerrim dobi vetë.—Isaia 48:17, 18.

Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij. Jezui na paralajmëroi se disa do të shpërqendroheshin nga ideja se do të ishin të sigurt po të fitonin sa më shumë para. Të tjerë do të mbyteshin aq shumë nga ankthet e jetës, sa nuk do të kishin më kohë të kërkonin Mbretërinë e Perëndisë.—Mateu 6:19-21, 25-32.

Gjithsesi, Jezui premtoi se ata që do të merrnin anën e Mbretërisë së Perëndisë, do të kishin gjërat e nevojshme sot dhe do të gëzonin bekime pa fund në të ardhmen.—Mateu 6:33.

Edhe pse dishepujt e Jezuit në shekullin e parë po kërkonin në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij, nuk panë që dhembjet dhe vuajtjet të merrnin fund sa ishin gjallë. Ama ishin të mbrojtur. Si?

Jetuan sipas standardeve të drejta të Perëndisë, e kjo i mbrojti nga problemet që kalonin njerëzit që e shpërfillnin atë. Besimi i fortë se Mbretëria do të vinte, i ndihmoi t’u bënin ballë problemeve më të rënda të jetës. Gjithashtu, Perëndia u dha ‘fuqi përtej asaj që është normale’ që t’ia dilnin mbanë.—2 Korintasve 4:7-9.

A DO TË KËRKOSH NË RADHË TË PARË MBRETËRINË?

Të krishterët në shekullin e parë iu bindën urdhrit të Jezuit për të kërkuar në radhë të parë Mbretërinë. Ata e predikuan lajmin e mirë të Mbretërisë kudo që jetuan. (Kolosianëve 1:23) Po sot, cilët po e bëjnë këtë?

Dëshmitarët e Jehovait e kuptojnë se ky sistem i ka orët e numëruara. Prandaj po e kryejnë me të gjitha forcat veprën që përshkroi Jezui: «Ky lajm i mirë për Mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, e atëherë do të vijë fundi.»—Mateu 24:14.

Si do ta presësh lajmin e mirë? Të nxitim me gjithë shpirt të imitosh banorët e shekullit të parë të qytetit të Beresë, në Maqedoni. Kur dëgjuan nga apostulli Pavël lajmin e mirë për Mbretërinë, ata e pranuan mesazhin «me etje të madhe». Pastaj ‘i shqyrtonin me kujdes Shkrimet për të parë nëse gjërat që kishin dëgjuar, ishin të vërteta’, dhe vepronin në përputhje me atë që mësonin.—Veprat 17:11, 12.

Përreth botës, miliona veta kanë ndërmarrë këta hapa që të përkrahin Mbretërinë e Perëndisë:

  1. Dëshmitarë të Jehovait po flasin me një burrë te dera e shtëpisë së tij.

    Pranojnë lajmin e mirë të Mbretërisë

  2. I njëjti burrë po studion Biblën me një Dëshmitar të Jehovait.

    Shqyrtojnë me kujdes Shkrimet

  3. Burri po ndjek mbledhjen në Sallën e Mbretërisë.

    Shoqërohen me ata që përkrahin Mbretërinë

  4. Ai burrë po lutet para se të lexojë Biblën.

    Tregoji Perëndisë se dëshiron t’i shërbesh

Edhe ti mund të bësh po kështu. Duke kërkuar Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij, do të gjesh strehë e mbrojtje tani dhe do të gëzosh paqe e siguri të përhershme në të ardhmen.

Që të mësosh më shumë për aktivitet e Dëshmitarëve të Jehovait, vizito sitin tonë jw.org.

Në të disponohet informacion në më shumë se 1.000 gjuhë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo