BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 184
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Cilat janë normat e Zotit për martesën?
  • Çfarë thotë Bibla për ndarjen dhe divorcin?
  • A duhet të regjistrohet ligjërisht martesa që të jetë e miratuar nga Zoti?
  • Sipas Biblës, cilat role dhe përgjegjësi kanë burri dhe gruaja?
  • A i detyron Zoti çiftet e martuara të kenë fëmijë?
  • Si mund të më ndihmojë Bibla në lidhje me martesën?
  • Si mund të kenë të krishterët një martesë të suksesshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Si të keni një martesë të suksesshme?
    Zgjohuni!—2011
  • Ndërtoni një martesë të fortë e të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Bëjeni martesën një bashkim të qëndrueshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 184
Bashkëshortët kënaqen së bashku ndërsa hanë mëngjes.

Çfarë thotë Bibla për martesën?

Përgjigjja e Biblës

Pasi krijoi burrin dhe gruan e parë, Zoti i lidhi së bashku në martesë. Ai e themeloi martesën në mënyrë që burri dhe gruaja të kishin një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin dhe kështu të krijonin një ambient familjar të ngrohtë e të qëndrueshëm.—Zanafilla 1:27, 28; 2:18.

Zoti dëshiron që çiftet e martuara të jenë të lumtura. (Proverbat 5:18) Ja pse, me anë të Biblës, na jep disa norma dhe parime që mund ta bëjnë të suksesshme martesën.

Në këtë artikull do të shohim:

  • Cilat janë normat e Zotit për martesën?

  • Çfarë thotë Bibla për ndarjen dhe divorcin?

  • A duhet të regjistrohet ligjërisht martesa që të jetë e miratuar nga Zoti?

  • Sipas Biblës, cilat role dhe përgjegjësi kanë burri dhe gruaja?

  • A i detyron Zoti çiftet e martuara të kenë fëmijë?

  • Si mund të më ndihmojë Bibla në lidhje me martesën?

  • Vargje nga Bibla për martesën

Cilat janë normat e Zotit për martesën?

Që nga fillimi, Zoti e krijoi martesën si një lidhje mes një burri dhe një gruaje. (Zanafilla 2:24) Ai nuk i miraton poligaminë, aktet homoseksuale dhe bashkëjetesën pa qenë të martuar. (1 Korintasve 6:9; 1 Selanikasve 4:3) Jezui i mësoi dishepujt e tij të zbatonin standardin që kishte vendosur në fillim Zoti për martesën.—Marku 10:6-8.

Zoti e sheh martesën si një lidhje të përjetshme. Kur martohen, një burrë dhe një grua premtojnë se do t’i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit dhe do të jetojnë së bashku për gjithë jetën. Zoti pret nga të dy që ta mbajnë këtë premtim.—Marku 10:9.

Çfarë thotë Bibla për ndarjen dhe divorcin?

Ka raste kur njëri nga bashkëshortët është i detyruar të qëndrojë larg tjetrit, për shembull, kur ka ndonjë çështje familjare urgjente. Megjithatë, Bibla nuk e miraton ndarjen për shkak të problemeve martesore. Përkundrazi, i nxit çiftet e martuara që kanë këto probleme, të bëjnë përpjekje maksimale për t’u pajtuar.—1 Korintasve 7:10.

E vetmja bazë nga Shkrimet për t’u divorcuar është imoraliteti seksual. (Mateu 19:9) Prandaj, nëse një çift vendos të ndahet ose të divorcohet për ndonjë arsye tjetër, sipas Shkrimeve, asnjëri nga partnerët nuk është i lirë të lidhet me dikë tjetër ose të rimartohet.—Mateu 5:32; 1 Korintasve 7:11.

A duhet të regjistrohet ligjërisht martesa që të jetë e miratuar nga Zoti?

Zoti kërkon që shërbëtorët e tij t’u binden ligjeve të shtetit për martesën. (Titit 3:1) Një çift që, kur është e mundur, e regjistron ligjërisht martesën, tregon respekt për autoritetet shtetërore dhe për pikëpamjen e Zotit, që e konsideron martesën si një angazhim të përhershëm.a

Sipas Biblës, cilat role dhe përgjegjësi kanë burri dhe gruaja?

  • Përgjegjësitë e përbashkëta. Burri dhe gruaja duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin me dashuri dhe respekt. (Efesianëve 5:33) Duhet të plotësojnë në mënyrë të dashur nevojat seksuale të njëri-tjetrit dhe duhet të shmangin çdo formë tradhtie. (1 Korintasve 7:3; Hebrenjve 13:4) Nëse kanë fëmijë, të dy kanë përgjegjësi për t’u kujdesur për ta.—Proverbat 6:20.

    Mamaja po ndihmon vajzën me detyrat e shtëpisë ndërsa babai po pret disa perime.

    Bibla nuk thotë me hollësi si duhet të organizohen çiftet e martuara, për sa i përket punës shekullare dhe punëve të shtëpisë. Ata mund të vendosin së bashku se çfarë është më e mira për familjen e tyre.

  • Roli i burrit. Bibla thotë se «burri është kreu i gruas së tij». (Efesianëve 5:23) Ai është kreu në kuptimin që ka përgjegjësinë të drejtojë familjen dhe të marrë vendime për të mirën e gruas dhe fëmijëve.

    Një çift i martuar po lexojnë Biblën së bashku dhe po pinë diçka.

    Duhet të përpiqet fort që ata të kenë çfarë u nevojitet në aspektin fizik dhe emocional, si edhe një miqësi të ngushtë me Zotin. (1 Timoteut 5:8) Burri i vlerëson jashtë mase cilësitë dhe aftësitë e gruas. Këtë e tregon kur bashkëpunon me të dhe merr parasysh mendimet dhe ndjenjat e saj para se të marrë një vendim. (Proverbat 31:11, 28) Bibla thotë se burri duhet të kujdeset për përgjegjësitë e veta në mënyrë të dashur.—Kolosianëve 3:19.

  • Roli i gruas. Bibla thotë se «gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin». (Efesianëve 5:33) Zoti është i kënaqur kur gruaja respekton rolin që ai i ka dhënë burrit.

    Burri dhe gruaja po diskutojnë së bashku për buxhetin familjar.

    Roli i saj është të bashkëpunojë me burrin duke e ndihmuar që të marrë vendime të mençura dhe duke mbështetur autoritetin e tij. (Zanafilla 2:18) Bibla i thur lëvdata gruas që përmbush rolin e saj të rëndësishëm në martesë.—Proverbat 31:10.

A i detyron Zoti çiftet e martuara të kenë fëmijë?

Jo. Në të kaluarën, Zoti u dha urdhër disa shërbëtorëve të tij që të bënin fëmijë. (Zanafilla 1:28; 9:1) Por ky urdhër nuk zbatohet për të krishterët. Jezui nuk i urdhëroi kurrë dishepujt e tij të bënin fëmijë. As ndonjë nga dishepujt e tij të hershëm nuk tha se çiftet e martuara duhet të bëjnë patjetër fëmijë. Çdo çift është i lirë të vendosë vetë nëse do të ketë fëmijë.

Si mund të më ndihmojë Bibla në lidhje me martesën?

Bibla përmban parime që mund t’i ndihmojnë çiftet ta nisin mbarë martesën dhe t’i shmangin problemet, ose t’i përballojnë ato.

Parimet e Biblës mund t’i ndihmojnë çiftet e martuara . . .

  • të tregojnë dashuri të vërtetë.—1 Korintasve 13:4-7; Kolosianëve 3:14.

  • të përballojnë mospërputhjet.—1 Korintasve 10:24.

  • të jenë dëgjues të mirë.—Jakovi 1:19.

  • të tregojnë respekt.—Romakëve 12:10.

  • të falin.—1 Pjetrit 4:8.

  • të jenë besnikë.—Marku 10:9.

  • të jenë të duruar.—Efesianëve 4:2, 3.

  • të punojnë si skuadër.—Eklisiastiu 4:9.

  • të thellojnë përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.—Kënga e Solomonit 8:7.

a Për të ditur cila është pikëpamja e Biblës për martesat zakonore ose fisnore, shih Kullën e Rojës të 15 tetorit 2006, faqja 21, paragrafi 12.

Vargje nga Bibla për martesën

Proverbat 18:22: «Kush gjen një grua të mirë, gjen një margaritar.»

Kuptimi: Bibla flet pozitivisht për martesën.

Malakia 2:15: «Mos jini të pabesë me gruan e rinisë suaj.»

Kuptimi: Zoti do që burri dhe gruaja t’i qëndrojnë besnikë njëri-tjetrit dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt edhe pas shumë vitesh martesë.

Marku 10:9: «Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»

Kuptimi: Zoti e konsideron martesën si një lidhje të përhershme.

Hebrenjve 13:4: «Martesa të nderohet nga të gjithë.»

Kuptimi: Çiftet duhet ta çmojnë jashtë mase martesën dhe të përpiqen me gjithë shpirt që ta mbrojnë.

1 Korintasve 7:28: «Ata që martohen, do të kenë vështirësi në jetë.»

Kuptimi: Asnjë martesë nuk është e përsosur. Bashkëshortët duhet të bashkëpunojnë për t’i zgjidhur problemet.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo