Të nderojmë të Parëlindurin e Jehovait.
1 Të dielën, më 9 Nisan, në vitin 33 të e.s. një turmë e madhe me degë palmash në duart e tyre, nderonte Birin e parëlindur të Jehovait, Zotërinë Jezu Krisht, «që vinte si Mbret në emër të Jehovait!» (Luka 19:38; Hebr. 1:6) Të hënën dhe të martën, më 10 dhe 11 Nisan, Jezui ishte dhënë me të gjitha forcat në shërbimin e tij publik, duke i bërë këto ditë të fundit, më të zënat në jetën e tij tokësore.
2 Edhe sot, një shumicë e madhe me degë palmash në duar, në mënyrë figurative, thërret me zë të lartë: «Shpëtimin ne ia detyrojmë Perëndisë tonë që qëndron mbi fron dhe Qengjit.» (Zbul. 7:9, 10, BR) Më 26 mars, ne do të mblidhemi për të kremtuar Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Ndërsa kjo datë afrohet, a mund t’i rrisim përpjekjet tona në shërbim dhe kështu ta shtojmë këtë thirrje botërore për të lavdëruar?
3 Të zgjerojmë aktivitetin në fushë: Shumë lajmëtarë janë të gatshëm të hyjnë në radhët e pionierëve ndihmës gjatë marsit. Do të të pëlqente të bashkoheshe me ata? Nëse ke dëshirë, bëje këtë kërkesë pa vonuar. Një nga pleqtë ose një nga pionierët ndihmës me përvojë, do të ishte i lumtur t’i përgjigjej çdo pyetjeje që mund të kesh rreth shërbimit.
4 Nëse mund të shërbesh ose jo si pionier ndihmës, ti mund të kesh dëshirë të marrësh pjesë plotësisht në shërbim gjatë marsit. Kongregacioni mund të jetë në gjendje të organizojë dëshmi në grup çdo ditë gjatë muajit. Territori i mjaftueshëm do të ndihmojë për këtë qëllim.
5 I gjithë kongregacioni duhet të organizohet në një mbledhje të veçantë për shërbimin në fushë të shtunën, më 26 mars. Gjithashtu ka shumë për të bërë në përgatitjen për Përkujtim, është e rekomandueshme që çdo njeri që është në gjendje, të angazhohet në shërbimin në fushë të shtunën në mëngjes. Veç kësaj, në shërbimin shtëpi më shtëpi, të sigurohesh se ata që ke ftuar për të marrë pjesë në Përkujtim, të kenë siguruar transportin dhe të kenë të qartë në mendje kohën dhe vendin e mbledhjes.
6 Ftoji dhe inkurajoi të tjerët: Jezui i urdhëroi ithtarët e tij: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (1. Kor. 11:24, BR) Si ithtarët e mirosur të Jezuit, të cilët ecën në gjurmët e tij dhe iu bindën urdhrit, çdo shërbëtor i Jehovait është i ftuar për të ndjekur dhe për të vërejtur kremtimin e Përkujtimit. Ndërmjet të tjerëve, duhet të ftosh studentët e Biblës, kushërinjtë, ata me të cilët ke pasur biseda biblike, shokët jobesimtarë dhe ata me të cilët ke marrëdhënie pune. Bëj një listë për t’i parë të gjithë.
7 Aty do të ketë më shumë mundësi që personat e interesuar të inkurajohen nga vetë Përkujtimi. Sigurohu që të arrish shpejt, kështu që mund të përshëndesësh të rinjtë që e ndjekin për herë të parë. Në qoftë se disa nga studentët e Biblës kanë ardhur për ta ndjekur, do të jetë praktike për një lajmëtar tjetër që të ulet me disa nga ata gjatë mbledhjes. Ftoji të porsaardhurit për t’u kthyer të dielën më 27 mars në kongregacion në mbledhjen e rregullt publike. Pleqtë e zgjedhur për të paraqitur fjalimin publik, duhet të jenë përgatitur mirë për të zhvilluar një fjalim nxitës.
8 Në përfundim të kremtimit të Përkujtimit, ndërsa zërat tanë do të bashkohen duke kënduar këngën përmbyllëse, ne mund të shikojmë mbrapa me kënaqësi mbi këtë muaj të zellshëm të aktiviteteve teokratike për të lavdëruar Jehovain.