BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Njoftime
    Shërbimi i Mbretërisë—1994 | Tetor
    • Njoftime

      ◼ Literatura që do të përdoret gjatë muajit tetor: Revista Kulla e Rojës. Pajtimet mund të ofrohen në rivizita. Nëntor: Mund të përdoret secila nga broshurat 32 faqëshe. Dhjetor: Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. Janar: Çdo botim që kongregacioni mund të ketë në depo. SHËNIM: Kongregacionet që nuk i kanë porositur këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin (S(d)-14).

      ◼ Shtojca për këtë numër të fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë është «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1995.» Ai duhet të ruhet për referim gjatë gjithë vitit 1995.

      ◼ Kongregacionet duhet të fillojnë të kërkojnë broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë—1995 me kërkesën e literaturës për tetorin. Broshurat do të jenë në dispozicion në anglisht, arabisht, danisht, finlandisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, holandeze, hungarisht, iloko, italisht, japonisht, kinezçe, kinezçe (e thjeshtë), koreane, kroatisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, samoane, serbisht, spanjisht, suedisht, shqip, tagalog, turqisht, ukrainase dhe vietnameze.

  • Të përdorim me efektshmëri broshurën e re
    Shërbimi i Mbretërisë—1994 | Tetor
    • Të përdorim me efektshmëri broshurën e re

      1 Në kongresin e fundit krahinor, u gëzuam shumë kur morëm broshurën e re Kur të vdes një njeri i dashur. . . Ajo do të bëjë për vete njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore, meqë shumë kanë qenë të pikëlluar nga humbja e ndonjë të dashuri. Fotografitë dhe ilustrimet e saj mjaft tërheqëse, e bëjnë më të lehtë për t’ua lënë personave. Në faqen 29, kuadri dramatik i Jezuit që ngre Lazrin nga të vdekurit, pasqyron «dëshirën e tij të zjarrtë për të liruar njerëzit nga pasojat e vdekjes». Ilustrimi i faqes së fundit pasqyron një skenë të gëzuar nga ringjallja në botën e re. Çfarë ndjenje dashurie provojnë zemrat e të pikëlluarve!

      2 Kjo broshurë do të ndihmojë në mënyrë të jashtzakonshme për ngushëllimin e atyre që kanë pësuar këtë humbje të madhe. Ajo është projektuar për t’u shqyrtuar në formën e bashkëbisedimit. Pyetjet për t’u menduar theksohen dukshëm në një kuti në fund të çdo pjese ose në mes të faqes. Ti mund të përdorësh këto «Pyetje për t’u menduar» në çfarëdo mënyre që mendon se mund të jetë e dobishme për studentin tënd.

      3 Kur bën rivizita ji përzgjedhës në pikat e bisedimit që gjenden në broshurë. Mund të vëresh se do të jetë e përshtatshme të tregosh tabelën e përmbajtjes në faqen 2 dhe të pyesësh të zotin e shtëpisë të zgjedhë atë që i intereson. Ji i ndjeshëm ndaj nevojave të çdo individi. Lëre atë të shprehë ndjenjat e tij dhe pastaj trego se si broshura ofron ngushëllim. Çdo pjesë bën një përdorim të gjerë të shkrimeve biblike që sigurojnë bazën e shpresës sonë.

      4 Nëntitulli në faqen 5, «Ekziston një shpresë e vërtetë», thekson shpresën ngushëlluese të bazuar në Bibël për të vdekurit. Kjo hap oreksin për të shqyrtuar pjesën «Një shpresë e sigurt për të vdekurit», që gjendet në faqet 26-31. Kutia në faqen 27 «Tekste që të ngushëllojnë», jep një ndihmë të mëtejshme. Një person i pikëlluar do të shohë menjëherë se Jehovai është me të vërtetë «Perëndia i çdo ngushëllimi».—2. Kor. 1:3-7, BR.

      5 Në mënyrë delikate, pjesët e para zbulojnë reagimet e ndryshme për vdekjen e një të dashuri. Ato tregojnë se si i është bërë ballë hidhërimit dhe se si të tjerët mund të ndihmojnë në kohë të tilla brengash. Në faqen 25 ndodhet një kuti e titulluar «Si të ndihmojmë fëmijët të përballojnë vdekjen e një njeriu të dashur.» Kjo do të jetë një ndihmë e vërtetë për prindërit që duhet t’i bëjnë ballë këtij problemi.

      6 Mbaj një kopje tjetër në dorë dhe përdore për të dhënë dëshmi joformale. Mund të vizitosh zyrat e funeralit në territorin tënd për të parë nëse do t’u pëlqente të kenë disa kopje për të ngushëlluar ata familjarë që kanë pësuar këtë humbje të madhe. Ose mund t’i afrohesh me takt ndonjë të pikëlluari në varreza, kur kthehet nga vizita që ka bërë në varrin e një të dashuri.

      7 Ne jemi të gëzuar që Jehovai është «Perëndia që ngushëllon të pikëlluarit». (2. Kor. 7:6, Dio) Ne e konsiderojmë një privilegj pjesëmarrjen në ‘ngushëllimin e tërë atyre që pikëllohen’.—Isa. 61:2, Dio.

  • Të adhurojmë Jehovain në unitet
    Shërbimi i Mbretërisë—1994 | Tetor
    • Të adhurojmë Jehovain në unitet

      1 Psalmisti i shprehu më së miri ndjenjat që provojmë për vëllazërinë botërore që e adhuron Jehovain në unitet: «Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!» (Psal. 133:1, Dio) Duke u rritur në njohurinë e saktë të së vërtetës dhe duke qenë të nxitur për ta vënë në praktikë në jetën e përditshme, të gjithë mbajmë ‘të njëjtën mendje dhe të njëjtin mendim’. (1. Kor. 1:10, BR)

      2 Gjatë javës së 3 tetorit do të fillojë të përdoret libri i ri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë në studimin e librit të kongregacionit. Ai do të hedhë bazat për biseda mjaft nxitëse dhe praktike.

      3 Libri Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë jo vetëm që përmban këshilla të vlefshme që na inkurajojnë dhe na nxitin, por hap edhe oreksin tonë për njohurinë frymore. Falë mënyrës në të cilën janë paraqitur informacionet, përmirësojmë aftësinë tonë për të arsyetuar. Pyetjet në fund të faqes, si edhe pyetjet e shkrimet që përmbajnë disa paragrafë, na detyrojnë që të mendojmë thellë me vëmendje mbi materialin dhe për t’ia aplikuar vetes personalisht, nëse duam t’ia kapim plotësisht kuptimin. Studimi i këtij libri na ndihmon të zhvillojmë aftësinë e të menduarit dhe përmirëson aftësinë tonë dalluese për gjërat frymore. Na ndihmon që ta shohim të vërtetën në hollësirat e saj të shumta dhe të kuptojmë jo vetëm lidhjen që ekziston ndërmjet një aspekti dhe një tjetri, por edhe vlerën që ka për ne individualisht secili prej tyre. (Prov. 1:1-5) Kjo na ndihmon që të ‘sigurohemi për gjërat më të rëndësishme’.—Filip. 1:10, BR.

      4 Sekreti për të nxjerrë dobinë më të madhe, është përgatitja e kujdesshme. Duke shqyrtuar librin e ri Të bashkuar në adhurim, do të kemi forcën e nevojshme për të qëndruar të bashkuar në adhurimin që i bëjmë Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë Jehova në këto ditë të fundit të vështira.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo