Duke mbajtur një pikëpamje të ekuilibruar mbi teknologjinë e kompjuterave
1 Apostulli Pavël i nxiti të krishterët në shekullin e parë që të mos hutoheshin, sepse «koha tanimë është shkurtuar». (1. Kor. 7:29) Ndërsa fundi i këtij sistemi të vjetër afrohet, sa urgjente që është për ne të kërkojmë së pari ‘mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij’ dhe ‘duke e shfrytëzuar kohën’! Koha është e çmuar.—Mat. 6:33; Efes. 5:15, 16.
2 Teknologjia është përshëndetur si një kursimtare e madhe e kohës. Për shembull, me shkeljen e një butoni në kompjuter, një përdorues mund të fusë menjëherë një sasi të madhe informacioni. Kompjuterët shpesh mund të bëjnë në pak sekonda atë që do të kërkonte orë ose javë nëse do ta bënim me rrugë të tjera. Kur përdoren në mënyrë të përshtatshme, ata janë një mjet shumë i dobishëm.
3 A do t’ju kursejë me të vërtetë kohë?: Nga ana tjetër, një teknologji e tillë nuk vjen tek përdoruesi pa harxhime të mëdha—si në para edhe në kohë. Mund të kërkohen orë të tëra për të mësuar se si një kompjuter kryen detyra të ndryshme. Për më tepër, një person i cili është shumë kureshtar mbi teknologjinë mund të harxhojë kohë që mund të shpenzohej më mirë. Ne duhet të mbajmë një pikëpamje të ekuilibruar, duke pasur në mendje parimet e përfshira në këshillën e apostullit Pavël për të ecur «si njerëz të mençur, duke blerë kohën e përshtatshme për veten tuaj».—Shiko 1. Korintasve 7:31.
4 Një numër individësh qëllim-mirë kanë projektuar programe kompjuterash për ruajtjen e regjistrimeve të kongregacionit. Natyrisht, është një vendim personal se si një individ e përdor kompjuterin e tij. Sidoqoftë, regjistrimet e kongregacionit për të cilat janë siguruar formularë nuk duhet të mbahen në kompjuter, përderisa fëmijë ose persona të tjerë të paautorizuar mund t’i hapin ato. Të gjitha regjistrimet e kongregacionit—regjistrimet e llogarisë, kartelat e Regjistrimit të Lajmëtarëve të Kongregacionit dhe kështu me radhë—duhet të mbahen në formularët e dhëna nga Shoqata dhe informacioni që ndodhet në këto formularë të kongregacionit nuk duhet të ruhet në ndonjë kompjuter. Në këtë mënyrë, regjistrimet sekrete të kongregacionit do të jenë të mbrojtura.
5 Mbikëqyrësi përgjegjës duhet të jetë mendjemprehtë në bërjen e caktimeve për programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe të Mbledhjes për Shërbim. Ata duhet të kenë në mendje materialin që do të mbulohet në një pjesë të veçantë. Në shkollë, për shembull, disa materiale mund të mos jenë të përshtatshme të mbahen nga çdo student. Qëllimi i prezantimit, vlerësimi i individit si dhe natyra e materialit duhet të shqyrtohen. Nuk duhet lënë që të vendosë kompjuteri.
6 Një vëlla të cilit i është caktuar një pjesë për ta prezantuar në mbledhjet e kongregacionit, nuk duhet të mbështetet mbi materialin e përgatitur nga dikush tjetër, veçanërisht nga një individ i panjohur, vetëm për shkakun sepse ai është përgatitur në një rrjet kompjuteri dhe duke e përdorur atë do t’i kursejë atij punë. Të krishterët e përgjegjshëm nuk synojnë të përgatisin fjalime biblike ose pjesë në mbledhje dhe t’i bëjnë gati ato në një rrjet kompjuteri për t’i përdorur të tjerët. Sidoqoftë, kompjuteri dhe Kompakt disku i Shoqatës [CD-ROM] i Librarisë Watchtower mund të jenë mjete të vlefshme në duart e vëllezërve të veçantë, duke kontribuar në një kërkim të efektshëm në një kohë të kufizuar në dispozicion.
7 Ashtu si për riprodhimin dhe shpërndarjen e programeve të kompjuterave, listave, dokumentacionit të treguar midis vëllezërve si dhe përgatitjes e shpërndarjes së pjesëve në Mbledhjen për Shërbim dhe Shkollën e Shërbimit Teokratik me anë të mjeteve elektronike ose të tjera, është gjithmonë mirë për vëllezërit të përgatisin materialin e tyre, me përfitime lokale në mendje. (1. Tim. 4:13, 15) Në asnjë mënyrë lidhjet e kongregacionit nuk duhet të shfrytëzohen për të nxjerrë përfitime financiare.
8 Ç’mund të thuhet për shpërndarjen e shkrimeve të shtypura me kompjuter të përdorura në studimin e Kullës së Rojës ose në studimin e librit të kongregacionit? Mirë pra, mund të jetë e preferueshme nga lajmëtarët për të bërë vërejtjet e tyre individuale dhe shënimet në të djathtë të Biblës dhe në botimet që studiohen. Në mbledhje, përdorimi i shkrimeve biblike të shtypura me kompjuter që citohen në botime mund të shkurajojë përdorimin e vetë Biblës në gjetjen e shkrimeve. Megjithatë, kërkimi i shkrimeve biblike gjatë një studimi biblik ose në një mbledhje kongregacioni është pjesë e stërvitjes që kemi marrë, e cila na pajis për një përdorim efektiv të Biblës në shërbimin në fushë. Në shumë raste dhe veçanërisht në citime të gjata, leximi i drejtpërdrejtë nga Bibla është më efektiv, në mënyrë të veçantë kur auditori është i inkurajuar për të ndjekur me Bibël.
9 Kurthe të tjera serioze: Siç theksohet në faqen 13 të Kullës së Rojës të 15 dhjetorit 1993, duke lidhur një kompjuter me një buletin elektronik mund t’u hapet rrugë rreziqeve serioze frymore. Pikërisht, ndërsa një individ i paskrupullt mund të vendosë në një buletin një virus—një program të krijuar për të prishur dhe shkatërruar arkivat e një kompjuteri—apostatët, klerikët dhe personat që kërkojnë të korruptojnë të tjerët moralisht ose në fusha të tjera, mund të fusin lirisht idetë e tyre helmuese në tabelën e buletineve. Po qe se një tabelë buletinesh, madje dhe një e titulluar «Vetëm për DJ», nuk është e kontrolluar në mënyrë të përshtatshme dhe përdorimi i saj nuk është i kufizuar për shërbëtorët e pjekur dhe besnikë të Jehovait, mund ta ekspozojë një përdorues të krishterë ndaj «shoqërive të këqija». (1. Kor. 15:33) Shoqata ka marrë njoftime se rrjete të tilla të ashtuquajtura private janë përdorur jo vetëm për të spekulluar në lidhje me çështjet frymore, por edhe për të dhënë këshilla të këqija, për të përhapur thashetheme dhe informacion të rremë, për të ngulitur ide negative, për të ngritur çështje dhe dyshime të cilat rrëzojnë besimin e dikujt dhe për të hedhur farën e interpretimeve private të Shkrimeve. Në sipërfaqe, disa informacione mund të duken se janë interesante dhe informuese, e megjithatë ato mund të jenë një lak me elementë helmues. Të krishterët shohin tek «skllavi besnik dhe i matur» për ushqim frymor në kohën e duhur dhe për qartësim. (Shih Kullën e Rojës të 1 tetorit 1994 faqet 9-11.) Një i krishterë ka përgjegjësinë serioze të ruajë besimin e tij ndaj të gjitha ndikimeve korruptuese dhe në bazë të kësaj përgjegjësie duhet gjithmonë të njohë me kë po shoqërohet.—Mat. 24:45-47; 2. Gjon. 10, 11.
10 I njëjti artikull i Kullës së Rojës theksonte rëndësinë e respektimit të ligjeve të së drejtës së autorit. Shumica e shoqërive që përgatisin dhe shesin këto të drejta të programeve të kompjuterave, japin dhe lejet e përdorimit ku përmblidhet se si mund të përdoren ligjërisht programet. Lejet zakonisht thonë që zotëruesi nuk mund t’u japë të tjerëve kopje të programit; në fakt, ligjet ndërkombëtare të së drejtës e quajnë jo të ligjshme të veprohet kështu. Shumë lakmitarë janë të paskrupullt ndaj thyerjes së ligjit. Të krishterët, megjithatë, duhet të jenë të ndërgjegjshëm në çështjet ligjore, duke i dhënë Çesarit atë që i takon Çesarit.—Mat. 22:21; Rom. 13:1.
11 Disa firma të mëdha shesin kompjutera që përmbajnë programe të parainstaluar dhe me leje përdorimi. Sidoqoftë disa dyqane kompjuterash nuk i japin lejet e përdorimit sepse programet që ata kanë paravendosur janë kopje të paligjshme, që nënkuptojnë se blerësi shkel ligjin në përdorimin e programeve. Në lidhje me këtë, të krishterët duhet të shmangin futjen ose furnizimin me materiale nga tabelat elektronike të buletineve që kanë të drejta të rezervuara (siç janë botimet e Shoqatës) dhe që janë kopjuar pa ndonjë leje ligjore nga zotëruesi.—Heb. 13:18.
12 Vlera e çdo zbatimi të teknologjisë duhet të peshohet ndaj rrezikut të mundshëm që lind me përdorimin e tij. Pikërisht ashtu si televizori mund të përdoret për qëllime të mira, ndikimi jo i shëndetshëm që ai ka mbi njerëzimin sot, ka shkaktuar madje që burime nga bota të shprehin shqetësime serioze. Rrjetet e kompjuterave shtrihen në të gjithë botën dhe mund të sjellin një sasi të pakufizuar informacioni të vlefshëm në shtëpi ose në vendin e punës. Ato shpesh i ofrojnë shërbime shumë të dëshirueshme biznesit dhe organizmave, ashtu si edhe individëve të cilët kanë nevojë të jenë të lidhur me interesat e personelit ose të biznesit në shoqërinë e vrullshme në të cilën ne jetojmë. Në të njëjtën kohë, rrjetet e kompjuterave janë të rënduar me probleme të tilla si pornografia, propaganda e urryer ndarëse dhe informacione të hollësishme se si të kryhen vepra të poshtra dhe të liga.
13 Prandaj, ka shumë arsye të rëndësishme se përse një i krishterë duhet të ruajë një pikëpamje të ekuilibruar mbi teknologjinë e kompjuterave. Shumë individë po kënaqen me programet që janë realizuar me volumet Përkthimi Bota e Re, Mendjehollësi dhe «Get Verse» (Gjej Vargjet), të cilat Shoqata i ka vënë në dispozicion me disketa kompjuteri. Të tjerë kanë përfituar nga përdorimi i botimit të Shoqatës Biblioteka Watchtower (angl.) në CD-ROM [kompakt disk], i cili përmbledh aftësi më të mëdha kërkimi. Ndërsa njeh vlerën e disa teknologjive, një person i cili përdor teknologji të tilla moderne për qëllime përfitimi, duhet të jetë gjithashtu i kujdesshëm të mbrojë veten dhe të tjerët nga çdo aspekt negativ. Ne kemi nevojë të ushtrojmë ekuilibër në mënyrë që madje edhe përdorimi i padëmshëm i teknologjisë, të mos na harxhojë një sasi të panevojshme të kohës sonë të dedikuar ose të na çorientojë nga vepra dhe qëllimi ynë kryesor.—Mat. 6:22; 28:19, 20.