BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w93 1/5 f. 3-4
  • Kush gëzon favorin e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush gëzon favorin e Perëndisë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Normat e Perëndisë janë më të larta
  • Ne mund të arrijmë favorin e Perëndisë
  • A pëlqen Perëndia disa kombe më tepër se të tjerat?
    Zgjohuni!—2005
  • A je «i pasur në sytë e Perëndisë»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • A duhet të jenë të varfër të krishterët?
    Zgjohuni!—2003
  • Çfarë është vërtet e rëndësishme?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
w93 1/5 f. 3-4

Kush gëzon favorin e Perëndisë?

TË gjithë ne duam që t’u pëlqejmë të tjerëve. Për të krishterin, një dëshirë edhe më e madhe është që të gjejë favorin e Perëndisë. Mbi Perëndinë Jehova, në Psalmin 84:11, lexojmë: «Favori dhe lavdia janë ato që ai jep. Vetë Jehovai nuk do t’u mbajë asgjë të mirë atyre që ecin pa të meta.» Me lindjen e Jezuit, britma e gëzuar e engjëjve qiellorë, premtoi «paqe në tokë, për njerëzit që ai [Perëndia] favorizon!»​—Luka 2:14, Moffat.

Por kush e gëzon favorin e Perëndisë? A janë kriteret e Perëndisë të njëjta me ato të njeriut? Kuptohet që jo, siç është parë edhe në artikullin paraprak. Në fakt, pasi të krishterët janë të nxitur që «të bëhen imitues të Perëndisë», secili prej nesh duhet të pyesë veten: A u tregoj favor njerëzve që Perëndia i favorizon, ose a jam i prirur për t’i gjykuar njerëzit sipas rregullave njerëzore? (Efesianëve 5:1, NW) Për të marrë miratimin dhe favorin e Jehovait, duhet të kujdesemi që t’i shohim gjërat nga këndvështrimi i tij.

Normat e Perëndisë janë më të larta

«Hyu nuk i mban kujt krah,—tha apostulli Pjetër,—përkundra​—në çdo kombësi i pëlqen ai që e ka frikën e tij dhe që e zbaton drejtësinë.» Më tej, apostulli Pavël dëshmoi se «prej një njeriu krijoi mbarë rodin njerëzor.» (Veprat 10:34, 35; 17:26) Pra, është e arsyeshme të përfundojmë, se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Perëndisë, pa marrë parasysh karakteristikat e tyre fizike. Pasi është kështu, nuk do të ishte e drejtë që një i krishterë t’i tregonte favor dikujt vetëm sepse vjen nga një zonë e caktuar apo sepse është me një ngjyrë të caktuar ose sepse i përket një race të veçantë. Do të bënte mirë, përkundrazi, të ndiqte Shembullin e tij, Jezu Krishtin, për të cilin edhe disa armiq të tij qenë të detyruar të pranonin se ishte i paanshëm.​—Mateu 22:16.

Fjala «e përciptë» përdoret disa herë për të përshkruar diçka të cekët ose të sipërfaqshme. Edhe ngjyra e lëkurës nuk shkon më larg se kaq; ajo është diçka e përciptë. Ngjyra e lëkurës së një njeriu në asnjë mënyrë nuk pasqyron personalitetin e tij apo cilësitë e tij të brendshme. Kur vjen puna për të zgjedhur njerëzit me të cilët do të shoqërohemi, do të hamë apo do të takohemi, sigurisht që nuk duhet të shohim hollësira të tilla si ngjyra e lëkurës. Sill ndër mend se vajza që frymëzoi disa nga poezitë më të bukura dhe më romantike që janë shkruar ndonjëherë, tha për vete: «E zezë jam, por e hijshme, . . . jam brune, sepse më ka zënë dielli.» (Kënga e Solomonit 1:5, 6) As raca dhe as ngjyra nuk përbëjnë baza të vlefshme për të treguar favor. Shumë më e rëndësishme është nëse një njeri i frikësohet Perëndisë dhe vepron në drejtësi.

Ç’mendon Perëndia mbi zotërimin e të mirave materiale? Mes gjithë njerëzve, të cilëve Perëndia u tregon favor dhe i do, Biri i tij, Jezu Krishti, është kryesori. E megjithatë, kur ishte mbi tokë, Jezui nuk kishte «ku të mbështeste kryet.» (Mateu 8:20) Nuk kishte toka, shtëpi, fusha, drurë frutorë dhe kafshë. Por Jehovai e nderoi dhe e ngriti në një pozitë më të lartë se kushdo tjetër në univers, duke përjashtuar vetë Perëndinë.​—Filipianëve 2:9.

Jezu Krishti gjeti favorin e Perëndisë, sepse ishte i pasur jo në kuptimin material, por në vepra të shkëlqyera. (Krahaso 1. Timoteut 6:17, 18.) Ai i nxiti ithtarët e vet: «Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brenjë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brenjë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin.» (Mateu 6:19, 20) Pra, në vend se të tregojnë favor për ata që kanë pasuri nga kjo botë, të krishterët nuk do të bëjnë dallime në bazë të zotërimeve tokësore. Do të çmojnë ata që janë të pasur ndaj Perëndisë, pavarësisht nga fakti se nga ana materiale janë të pasur apo të varfër. Mos harroni kurrë se «Hyu [Perëndia, NW] i zgjodhi ata që për sy të botës janë skamnorë për t’i bërë të pasur në fe dhe trashëgimtarë të Mbretërisë.» (Jakovit 2:5) Nëse mbani këndvështrimin e Perëndisë, kurrë nuk do të ndiqni shprehinë e përhapur për të favorizuar dhe për të plotësuar dëshirat e atyre që janë të pasur materialisht.

Për sa i përket edukimit, Bibla tregon qartë se Perëndia na nxit që të kërkojmë njohuri e dituri dhe se Jezu Krishti qe mësuesi më i madh që ka ekzistuar në tokë. (Proverbat 4:7; Mateu 7:29; Gjoni 7:46) Por favori i Perëndisë nuk arrihet as me diturinë, as me edukimin botëror. Përkundrazi, Pavli na thotë se «nuk u thirrën shumë të ditur sipas mishit, . . . por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të kësaj bote, për të turpëruar të diturit.»​—1. Korintasve 1:26, 27, NW.

Perëndia u tregon favor jo atyre që janë të edukuar në lëndët botërore që mësohen nëpër institutet e arsimit të lartë, por në «gjuhën e pastër» të së vërtetës që përmbahet në Fjalën e tij, Biblën. (Sofonia 3:9) Në fakt, vetë Jehovai po e mëson sot popullin e tij me anë të një programi edukimi që shtrihet deri në vendet më të largëta të tokës. Siç qe parathënë nga profeti Isaia, njerëz prej të gjitha kombeve po përgjigjen, duke thënë: «Le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit; dhe ai do të na mësojë rreth rrugëve të tija, dhe ne me siguri do të ecim në shtigjet e tija.» Prandaj, në vend se të lartësojnë edukimin botëror, të krishterët do të çmojnë ata që tregojnë me fjalë e me vepra se janë me të vërtetë «njerëz të mësuar nga Jehovai». Duke bërë kështu, do të gëzojnë «paqen e bollshme» që jep Perëndia.​—Isaia 2:3; 54:13.

Ne mund të arrijmë favorin e Perëndisë

Po, kriteret mbi të cilat Perëndia mbështetet për të dhënë favorin e tij janë shumë të ndryshme nga të njeriut. Nëse duam të gjejmë favor në sytë e tij, duhet të bëjmë ç’është e mundur që të udhëhiqemi prej tij. Kjo do të thotë se duhet të dimë t’i konsiderojmë të tjerët nga këndvështrimi i Perëndisë dhe jo sipas kritereve njerëzore, që mund të ndikohen prej egoizmit dhe paragjykimeve. Si mund ta bëjmë këtë?

Perëndia Jehova shqyrton zemrat e njerëzve dhe favorizon ata që shfaqin cilësi të tilla si dashuria, mirësia, dashamirësia dhe zemërgjerësia. Edhe ne duhet të bëjmë po kështu. (1. Samuelit 16:7; Galatasve 5:22, 23) Aq sa mund të bëjmë ne si njerëz, duhet të shohim personin e brendshëm dhe jo ngjyrën e lëkurës apo sfondin etnik. Në vend se të kërkojmë ata që janë të pasur nga ana materiale, bëjmë mirë që të mbajmë parasysh pikëpamjen e Perëndisë mbi pasuritë dhe të përpiqemi «që të jemi të pasur me vepra të shkëlqyeshme, të jemi bujarë, të gatshëm për të ndarë me të tjerët.» (1. Timoteut 6:18, NW) Për të arritur favorin e Perëndisë, duhet që vazhdimisht të synojmë drejt njohurisë së saktë mbi Të dhe Birin e Tij Jezu Krishtin, për të qenë të edukuar mirë në gjuhën e pastër të së vërtetës. (Gjoni 17:3, 17) Duke vepruar kështu, edhe ne do të jemi ndër ata që Perëndia i favorizon.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo