BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/11 f. 25-27
  • A po e imiton Perëndinë tonë të paanshëm?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po e imiton Perëndinë tonë të paanshëm?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dëshmi të paanshmërisë së Jehovait
  • Të mësojmë nga paanshmëria e Jehovait
  • Jehovai është i afrueshëm dhe i paanshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Imitoni paanshmërinë e Jehovait
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Të imitojmë Jehovain, Perëndinë tonë të paanshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Të imitojmë paanshmërinë e Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/11 f. 25-27

A po e imiton Perëndinë tonë të paanshëm?

PAANSHMËRIA, ku mund të gjendet ajo? Ekziston Një person që është krejtësisht i paanshëm, i lirë nga paragjykimi, favorizimi dhe diskriminimi. Ai është Perëndia Jehova, Krijuesi i njerëzimit. Megjithatë, lidhur me njerëzit, shkrimtari anglez i shekullit të 19, Çarls Lemb, shkroi me çiltërsi: «E thënë me fjalë të thjeshta, unë jam një grumbull paragjykimesh të pëlqyeshme dhe të papëlqyeshme.»

Kur është fjala për paanshmërinë, marrëdhëniet njerëzore lënë shumë për të dëshiruar. Shumë shekuj më parë, mbreti i mençur i Izraelit, Solomoni, vuri re se «një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar». (Eklisiastiu 8:9) Urrejtja raciale, konfliktet nacionale dhe armiqësitë familjare vazhdojnë të shumohen. Prandaj, a është realiste të mendohet se vetë njerëzit mund të zhvillojnë një shoqëri të paanshme?

Për të kontrolluar qëndrimet tona dhe për t’u çliruar nga çdo paragjykim i rrënjosur, nevojitet një përpjekje e ndërgjegjshme. (Efesianëve 4:22-24) Pa e kuptuar, mund të priremi drejt qëndrimeve që ishin formuar nga ambjenti ynë shoqëror dhe edukues, si dhe që ishin të rrënjosura në përvojën tonë familjare, raciale dhe nacionaliste. Këto prirje në dukje të lehta, shpesh janë të rrënjosura thellë dhe nxitin qëndrime, të cilat çojnë në të qenët i anshëm. Madje, gazetari dhe redaktori skocez, zoti Fransis Xhefrei pranoi: «Ajo për të cilën një njeri mund të jetë më se i pavetëdijshëm, është shtrirja dhe thellësia e rrënjosjes së paragjykimeve të tij.»

Lenaa është një person që pranon se për të luftuar prirjen e të qenit i anshëm, nevojitet një përpjekje e ndërgjegjshme. Ajo thotë se mbytja e ndjenjave të paragjykimit brenda vetvetes, «kërkon një punë të madhe, pasi edukimi i mëparshëm ka një ndikim shumë të fuqishëm». Gjithashtu, Lena e di se nevojiten përkujtues të vazhdueshëm.

Dëshmi të paanshmërisë së Jehovait

Jehovai është një shembull i përsosur paanshmërie. Që në faqet e para të Biblës, ne lexojmë se si e ka shfaqur paanshmërinë e tij në marrëdhëniet me njerëzit. Ne mund të mësojmë shumë nga këta shembuj të shkëlqyer dhe përkujtues.

Jehovai tregoi paanshmëri në manovrimin e punëve në mënyrë të tillë që apostulli hebre, Pjetri, t’i shpallte lajmin e mirë Kornelit dhe paganëve të tjerë në vitin 36 e.s. Në atë kohë, Pjetri tha: «Perëndia nuk tregohet i anshëm, por në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.»​—Veprat 10:34, 35.

Për çdo çështje lidhur me familjen njerëzore, Jehovai ka treguar në mënyrë të vazhdueshme paanshmërinë e tij. Krishti Jezu tha për Atin e tij: «Ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.» (Mateu 5:45) Duke lavdëruar edhe më tepër Jehovain si një Perëndi i paanshëm, Pjetri dëshmon: «Ai është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.»​—2. Pjetrit 3:9.

Në ditët e Noes, kur «ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë», Jehovai dekretoi shkatërrimin e asaj bote të njerëzimit. (Zanafilla 6:5-7, 11, 12) Megjithatë, me urdhër të Jehovait dhe para syve të gjithë bashkëkohësve të tij, Noeja ndërtoi një arkë. Ndërkohë që ai dhe bijtë e tij ndërtonin arkën, Noeja ishte, gjithashtu, «një predikues i drejtësisë». (2. Pjetrit 2:5) Pavarësisht se e njihte prirjen e ligë të zemrës së atij brezi, Jehovai u dërgoi atyre me paanshmëri një mesazh të qartë. Ai u bëri thirrje mendjeve dhe zemrave të tyre nëpërmjet Noes, duke e urdhëruar që të ndërtonte dhe të predikonte. Ata i patën të gjitha mundësitë për t’iu përgjigjur, por në vend të kësaj ata «nuk kuptuan asgjë derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë».​—Mateu 24:39.

Ç’shembull i shkëlqyer i paanshmërisë së Jehovait! Në këto ditë kritike të fundit, ai nxit shërbëtorët e Perëndisë të shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë me të njëjtën paanshmëri. Përveç kësaj, ata nuk ndalen në shpalljen e ditës së hakmarrjes së Jehovait. Në sytë e të gjithëve, ata paraqesin me paanshmëri mesazhin e Jehovait, në mënyrë që ta dëgjojë kushdo.​—Isaia 61:1, 2.

Premtimet që u bëri Jehovai patriarkëve Abraham, Isak dhe Jakob, e bënë të dukshëm faktin që ai është një Perëndi i paanshëm. Pikërisht nëpërmjet linjës së familjes së tyre, do të vinte Ai që ishte caktuar, nëpërmjet të cilit ‘tërë kombet e tokës do të bekohen’. (Zanafilla 22:18; 26:4; 28:14) Krishti Jezu provoi se ishte Ai që qe caktuar. Nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit, Jehovai siguroi rrugën e shpëtimit për të gjithë njerëzimin e bindur. Po, dobitë e sakrificës shpërblerëse të Jezuit, janë në dispozicion pa anshmëri.

Në ditët e Moisiut, paanshmëria e Jehovait u manifestua në një nga mënyrat më interesante lidhur me bijat e Tselofehadit. Këto pesë gra u gjendën përballë një dileme që kishte të bënte me trashëgiminë e atit të tyre në Tokën e Premtuar. Ishte një dilemë, sepse në Izrael ishte zakon që trashëgimia e tokës t’i kalohej bijve të një personi. Por, Tselofehadi vdiq pa lënë një bir që të merrte trashëgiminë. Prandaj, pesë bijat e Tselofehadit sollën para Moisiut kërkesën e tyre për një trajtim të paanshëm, duke i thënë: «Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë.» Jehovai e dëgjoi kërkesën e tyre dhe udhëzoi Moisiun: «Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t’ia kaloni bijës së tij.»​—Numrat 27:1-11.

Ç’rast precedent dashurie dhe paanshmërie! Për të siguruar moskalimin e trashëgimisë fisnore një fisi tjetër kur vajzat të martoheshin, atyre iu kërkua që të martoheshin vetëm «në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre».​—Numrat 36:5-12.

Një aftësi depërtuese e mëtejshme në paanshmërinë e Jehovait, është parë në ditët e gjykatësit dhe profetit Samuel. Jehovai i dha porosi atij që të vajoste një mbret të ri në fisin e Judës, në familjen e Isait Bethlehemitit. Por Isai kishte tetë bij. Cili do të vajosej si mbret? Samuelit i kishte bërë përshtypje shtati i Eliabit. Megjithatë, Jehovai nuk ndikohet nga pamja e jashtme. Ai i tha Samuelit: «Mos ia shiko as pamjen, as shtatgjatësinë . . . sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.» U zgjodh Davidi, biri më i ri i Isait.​—1. Samuelit 16:1, 6-13.

Të mësojmë nga paanshmëria e Jehovait

Pleqtë e krishterë bëjnë mirë ta imitojmë Jehovain, duke parë tek një bashkëbesimtar cilësitë frymore të tij. Është e lehtë ta gjykojmë një individ nisur nga normat tona, duke lejuar që ndjenjat personale të na errësojnë gjykimin. Një plak tha: «Përpiqem t’i trajtoj të tjerët në mënyrën që i pëlqen Jehovait, jo duke u bazuar në mendimet e mia të formuara që më parë.» Sa dobiprurëse është për të gjithë shërbëtorët e Jehovait që si norma të tyre të përdorin Fjalën e tij!

Shembujt e mësipërm biblikë, na ndihmojnë që t’u rezistojmë ndjenjave, që largohen ngadalë, të paragjykimit racial apo nacionalist. Duke imituar paanshmërinë e Jehovait, ne mbrojmë kongregacionin e krishterë nga paragjykimi, diskriminimi dhe favorizimi.

Apostulli Pjetër mësoi se Perëndia «nuk është i anshëm». (Veprat 10:34) Favorizimi është një armik i paanshmërisë dhe cënon parimet e dashurisë dhe të unitetit. Jezui iu drejtua të varfërve, të dobtëve dhe të përulurve dhe ua bëri barrën të lehtë. (Mateu 11:28-30) Ai qëndroi në kontrast të thellë me udhëheqësit fetarë judenj, të cilët ishin si zotërues mbi popullin, duke e rënduar me një barrë të rëndë rregullash. (Luka 11:45, 46) Të vepruarit në këtë mënyrë dhe favorizimi i njerëzve të pasur dhe të shquar, sigurisht që nuk është në përputhje me mësimet e krishtere.​—Jakovit 2:1-4, 9.

Sot, pleqtë e krishterë i nënshtrohen kryesisë së Krishtit dhe tregojnë paanshmëri ndaj gjithë popullit të dedikuar të Jehovait. Ndërsa ‘kullotin kopenë e Perëndisë që është nën kujdesin e tyre’, ata përmbahen nga shfaqja e favorizimit për shkak të gjendjes ekonomike, ndryshimeve të personalitetit apo lidhjeve familjare. (1. Pjetrit 5:2, BR) Duke imituar Perëndinë e paanshëm dhe duke dëgjuar paralajmërimin e tij kundër favorizimit, pleqtë e krishterë nxitin frymën e paanshmërisë në kongregacion.

Kongregacioni i krishterë i Dëshmitarëve të Jehovait është një vëllazëri ndërkombëtare. Ai është prova e gjallë se një shoqëri e lirë nga paragjykimet dhe e paanshme, mund të jetë një realitet nën drejtimin e Jezu Krishtit. Dëshmitarët kanë «veshur njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës». (Efesianëve 4:24) Po, ata po mësojnë nga shembulli i përsosur i Perëndisë së paanshëm Jehova dhe kanë perspektivën e jetës së përhershme në botën e re, të lirë nga çdo lloj anshmërie.​—2. Pjetrit 3:13.

[Shënimi]

a Nuk është emri i vërtetë.

[Figura në faqen 26]

Apostulli Pjetër mësoi se Perëndia nuk është i anshëm

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo