BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/10 f. 5
  • Perëndia merr masa të çlirojë njerëzimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia merr masa të çlirojë njerëzimin
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë premtoi Perëndia nëpërmjet profetëve?
    Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për njerëzimin?
    A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?
  • Mesia—Mjeti i Perëndisë për shpëtim!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Kemi gjetur Mesinë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/10 f. 5

TEMA KRYESORE | PËR ÇFARË FLET BIBLA?

Perëndia merr masa të çlirojë njerëzimin

Perëndia i premtoi Abrahamit besnik se ‘fara’ e parathënë do të ishte një nga pasardhësit e Abrahamit. Me anë të kësaj fare do të merrnin bekime njerëz nga «të gjitha kombet». (Zanafilla 22:18) Më vonë, nipi i Abrahamit, Jakobi, shkoi të banonte në Egjipt, ku familja e tij u shtua dhe u bë kombi i lashtë i Izraelit.

Më pas, një faraon tiranik i skllavëroi izraelitët derisa Perëndia zgjodhi profetin Moisi. Ky e udhëhoqi kombin kur Perëndia i nxori nga Egjipti duke i ndarë ujërat e Detit të Kuq me anë të një mrekullie. Pas kësaj, Perëndia i dha Izraelit ligje, ku përfshiheshin Dhjetë Urdhërimet, që t’i udhëhiqte dhe t’i mbronte. Ato ligje përcaktonin blatimet që nevojiteshin për faljen e mëkateve. Nën frymëzim, Moisiu i tregoi Izraelit se Perëndia do t’u dërgonte një profet tjetër. Ai profet do të ishte ‘fara’ e premtuar.

Më tepër se 400 vjet më vonë, Perëndia i premtoi mbretit David se ai që do të vinte, ‘fara’ e parathënë në Eden, do të ishte sundimtar i një mbretërie që do të zgjaste përgjithmonë. Ai do të ishte Mesia, Çlirimtari i caktuar nga Perëndia që të shpëtonte njerëzimin dhe të rivendoste Parajsën në tokë.

Përmes Davidit dhe profetëve të tjerë, Perëndia zbuloi gradualisht hollësi të tjera për Mesinë. Ata parathanë se Mesia do të ishte i përulur e mirëdashës dhe se nën mbretërimin e tij s’do të kishte më uri, padrejtësi dhe luftëra. Të gjithë njerëzit do të ishin në paqe me njëri-tjetrin, madje edhe me kafshët. Sëmundjet, vuajtjet dhe vdekja—që s’ishin kurrë pjesë e qëllimit fillestar të Perëndisë—s’do të ekzistonin më dhe njerëzit që kishin vdekur, do të ringjalleshin në tokë.

Perëndia paratha nëpërmjet profetit Mikea se Mesia do të lindte në Betlehem, dhe nëpërmjet profetit Daniel tha se atë do ta vritnin më vonë. Por Perëndia do ta ngrinte Mesinë nga të vdekurit dhe do ta caktonte Mbret në qiell. Gjithashtu, Danieli paratha se në fund Mbretëria mesianike do të zëvendësonte një herë e mirë të gjitha mbretëritë e tjera. A erdhi vërtet Mesia siç u profetizua?

​—Bazuar te Zanafilla, kapitujt 22-50, si edhe te Dalja, Ligji i përtërirë, 2 Samuelit, Psalmet, Isaia, Danieli, Mikea, Zakaria 9:9.

EMRI I SHENJTË I PERËNDISË

Bibla e përmend për herë të parë emrin Jehova te Zanafilla 2:4. Ky emër unik shfaqet rreth 7.000 herë në dorëshkrimet e Shkrimeve të Shenjta në gjuhën origjinale. Kuptimi i tij «Ai shkakton të bëhet» na siguron se Perëndia është plotësisht në gjendje t’i realizojë të gjitha qëllimet dhe premtimet e tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo