BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 15/4 f. 32
  • A mundet një pemë e prerë të mbijë sërish?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mundet një pemë e prerë të mbijë sërish?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Jobi kishte besim te ringjallja
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
  • Një pemë ulliri e harlisur në shtëpinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • ‘O thellësi e mençurisë së Perëndisë!’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Lëngu i florinjtë i Mesdheut
    Zgjohuni!—2008
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 15/4 f. 32
Një pemë e prerë mugullon sërish

A mundet një pemë e prerë të mbijë sërish?

KRAHASUAR me cedrin madhështor të Libanit, ulliri me trungun e tij gunga-gunga mbase s’duket edhe aq mbresëlënës. Por pemët e ullirit kanë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u mbijetuar kushteve të motit dhe disa janë afro 1.000-vjeçare. Falë rrënjëve goxha të shtrira, pema e ullirit mund të ripërtërihet edhe kur trungu është shkatërruar. Për sa kohë të mbeten gjallë rrënjët, pema do të mugullojë sërish.

Patriarku Job ishte i bindur që edhe po të vdiste, do të kthehej prapë në jetë. (Jobi 14:13-15) Për të shprehur besimin e patundur se Perëndia ishte i aftë ta ringjallte, përdori si ilustrim një pemë​—ndoshta një pemë ulliri. Jobi tha: «Edhe për një pemë ka shpresë. Nëse pritet, ajo mbin sërish.» Kur bien shira pas një thatësire të madhe, trungu i tharë i ullirit mund të marrë jetë rishtas. Rrënjët mund të lëshojnë filiza, të nxjerrin «degë si bimë e re».​—Jobi 14:7-9.

Ashtu si një kultivues mezi pret të buisë prapë jeta nga rrënjët e një ulliri të prerë, edhe Perëndia Jehova ka mall e mezi pret t’i kthejë në jetë shërbëtorët e tij e plot të tjerë që kanë vdekur. (Mat. 22:31, 32; Gjoni 5:28, 29; Vep. 24:15) Si do të bëhemi me krahë kur të mirëpresim ata që do të kthehen në jetë e t’i shohim ta gëzojnë jetën sërish!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo