36 Ja pse zemra ime do të rënkojë si një fyell për Moabin;+
zemra ime do të rënkojë si një fyell për njerëzit e Kir-Heresit,
sepse bollëku që ka prodhuar ai, do të marrë fund.
37 Çdo kokë është pa flokë,+
dhe çdo mjekër është prerë.
Të gjithë kanë të prera në duar+
dhe në mes mbajnë copë thesi.+