BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/98 f. 16-18
  • Një vizitë te gorillat e malit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë te gorillat e malit
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kaq afër sa mund t’i prekim!
  • Ballë për ballë me gorillat e fushave
    Zgjohuni!—2012
  • Gaboni​—Strehë për botën e gjallë
    Zgjohuni!—2008
  • Të qarat e gorillës së vogël
    Zgjohuni!—2008
  • Në prag të zhdukjes
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 1/98 f. 16-18

Një vizitë te gorillat e malit

Nga korrespondenti i Zgjohuni! në Tanzani

VETËM rreth 320 prej tyre jetojnë në zonën e vullkanit, në kufirin e Ruandës dhe të Republikës Demokratike të Kongos. Në pyllin e papërshkueshëm të Ugandës banojnë 300 të tjera. Ato janë gorillat e malit, një nga gjitarët më shumë të rrezikuar në botë!

Dian Fose, një zoologe amerikane, kontribuoi shumë për të ngritur interesin e publikut mbi fatin e këtyre krijesave. Fose erdhi në Afrikë në fund të viteve 60 për të studiuar gorillat e malit. Në atë kohë, ato po zhdukeshin me ritme të shpejta si rezultat i gjuetisë së ndaluar të tyre. Shkencëtarja e guximshme jetoi gati si eremite në malet Virunga, duke u miqësuar menjëherë me gorillat që jetonin atje. Fose i botoi zbulimet e saj si artikuj revistash dhe në librin Gorilla në mjegull (Gorillas in the Mist). Me kalimin e kohës, ajo u bë gjithnjë e më e vendosur për të mbrojtur miqtë e saj me gëzof, duke u hapur një luftë të vërtetë gjahtarëve. Megjithatë, ajo u bë viktimë e vetë luftës së saj dhe u vra nga një vrasës i panjohur në vitin 1985.

Të nxitur nga shpresa për t’i parë me sytë tanë këto krijesa paqësore, në vitin 1993, unë dhe gruaja ime vendosëm të guxonim të shkonim në habitatin e gorillave. Na lejoni, ju lutem, të rijetojmë aventurën tonë.

Aventura fillon, ndërsa shoqëruesit na prijnë në një ngjitje prej një ore, nga rrëza e vullkanit Visoke, 3.700 metra i lartë deri në skajin e Parkut Kombëtar të Vullkanëve, në Ruanda. Ndërsa bëjmë një interval pushimi, shoqëruesi na shpjegon se si duhet të sillemi përreth gorillave. Na është thënë se vetëm tetë vizitorë në ditë lejohen të vizitojnë këtë grup të veçantë kafshësh. Kjo e minimizon rrezikun e ekspozimit të gorillave ndaj sëmundjeve dhe, gjithashtu, parandalon shqetësimet në sjellje.

«Pasi të hyjmë në pyll,​—⁠na kujton njëri nga shoqëruesit,​—⁠duhet të flasim me zë të ulët. Kjo do të na ndihmojë të vëzhgojmë kafshët dhe zogjtë e tjerë të pyllit, sepse përveç gorillave të pyllit, aty banojnë majmunët e artë, antilopat e llojit Cephalophus nigrifrons dhe ato Tragelaphus scriptus, elefantët e madje buajt e egër.»

Paralajmërohemi, gjithashtu, se në park ka hithra djegëse dhe milingona e se mund të na duhet të ecim në pyllin e dendur, me mjegull e me baltë. Unë dhe gruaja shohim njëri⁠-⁠tjetrin. Ne nuk jemi të pajisur për gjithë këtë! Por shoqëruesit miqësorë na ndihmojnë duke na dhënë hua pajime dhe çizme shiu.

Shoqëruesi ynë shpjegon më pas se gorillat janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj sëmundjeve njerëzore dhe se me qëllim që t’i mbrojmë ato, kushdo që është i sëmurë ose di që mund të jetë mbartës i një sëmundjeje ngjitëse, duhet të mos vijë. «Nëse ndieni se po ju vjen për të kollitur ose për të teshtirë ndërsa jeni me gorillat, ju lutem largohuni nga kafshët dhe përpiquni të mbuloni gojën ose hundën,​—⁠thotë një nga shoqëruesit.​—⁠Mbani mend! Ne jemi mysafirë në shtëpinë e tyre të mbushur me mjegull.»

Kaq afër sa mund t’i prekim!

Faqja e malit bëhet gjithnjë e më e pjerrët. Arrijmë lartësinë prej 3.000 metrash. Ajri është i rrallë, gjë që e bën të vështirë frymëmarrjen dhe shtigjet janë të ngushta. Por ne mund të kënaqemi me bukurinë e pemës së hagenias, me degët e saj të shpërndara horizontalisht, të ngarkuara me sasi të dendur myshku, fieresh dhe orkidesh. Ajo i jep pyllit një bukuri ngjashëm parajsës.

Shoqëruesit tani fillojnë të kërkojnë vendin ku janë parë gorillat një ditë më përpara, megjithëse gorillat janë vazhdimisht në lëvizje duke kërkuar ushqim të freskët. «Shikoni atje!»​—⁠thërret dikush. E shtruar në bimësinë e butë është shtrati ose streha e gorillës kurrizargjend.

«Ai quhet Umugome,​—⁠shpjegon një shoqërues.​—⁠Kur një gorillë mashkull është gati 14 vjeç kurrizi i tij bëhet i bardhë si argjendi. Atëherë, ai konsiderohet si udhëheqësi i grupit. Vetëm kurrizargjendi bashkohet me të gjitha gorillat femra. Më të rinjtë që përpiqen të bashkohen me to, hidhen menjëherë jashtë grupit! Megjithatë, nëse një rival ia arrin të vrasë kurrizargjendin, ai vret, gjithashtu, të gjithë pasardhësit. Më pas, udhëheqësi i ri i zë vendin të parit dhe prodhon pasardhës me femrat e grupit.»

«Sa gjatë mund të jetojë një gorillë?»​—⁠pyet dikush në grupin tonë, ndërsa ndjekim pas shoqëruesit në një pyll të bukur me pemë bambuje.

«Deri në 40 vjet»,​—⁠është përgjigjja e qetë.

«Shëëët! Shëëët!»​—⁠pëshpërin dikush, kur dëgjohet tingulli i një hungërime të mbytur. «Çfarë ishte kjo? Një gorillë?» Jo, por një nga shoqëruesit po hungërin si një gorillë, duke u përpjekur për të marrë një përgjigje. Duhet t’u jemi afruar shumë atyre!

Në të vërtetë, vetëm 5 metra larg nesh gjenden rreth 30 prej tyre! Na thuhet që të ulemi në bisht dhe të rrimë të qetë. «Mos i tregoni me gisht,​—⁠na lutet një shoqërues,​—⁠sepse mund të mendojnë se po u hidhni ndonjë gjë. Ju lutem, mos bërtitni. Kur të bëni fotografi, lëvizni ngadalë e me kujdes dhe mos përdorni fleshin e aparatit.»

Jemi kaq afër atyre sa mund t’i prekim! Para se ndonjëri prej nesh të veprojë në impulsin për t’i prekur, njëri nga shoqëruesit pëshpërit: «Mos i prekni!» Menjëherë pasi na është thënë kjo, një çift gorillash të vogla afrohen për të na hetuar. Shoqëruesi i godet butë me një degë të vogël dhe vogëlushët kuriozë rrokullisen përgjatë shpatit të malit, duke bërë mundje si fëmijë të vegjël. «Mami» ndërhyn kur loja bëhet tepër e vrazhdë.

Kurrizargjendi po na vështron nga një distancë. Papritur vjen drejt nesh dhe ulet, vetëm pak metra nga ku jemi ulur ne. Ai është i stërmadh dhe duhet të peshojë gati 200 kilogram! Është tepër i zënë duke ngrënë për të na kushtuar shumë vëmendje, megjithëse e mban një sy mbi ne. Faktikisht, ngrënia është një nga aktivitetet kryesore të gorillës! Një kurrizargjend mund të hajë deri në 30 kilogram ushqim në ditë. Dhe çdo kafshë e grupit është e zënë duke kërkuar ushqimin nga mëngjesi deri në mbrëmje. Disa herë ato mund të shihen tek luftojnë për «të mirat» që kanë gjetur.

Ushqimi i tyre i preferuar është pjesa e brendshme e bimës gjigande të kryqësit. Atyre u pëlqen edhe selinoja e egër, rrënjët e disa bimëve dhe filizat e bambusë. Nganjëherë bëjnë madje një «sallatë», duke përzier filizat e bambusë me gjethe jeshile gjëmbaçi, hithrash, galiumi dhe rrënjë e bimë kacavjerrëse. «Pse nuk i djeg gorillat hithra që mbledhin dhe pastrojnë?»​—⁠pyet dikush. Një shoqërues shpjegon: «Ato kanë një shtresë të trashë lëkure nga ana e brendshme e shputës së dorës.»

Jemi duke gëzuar këtë skenë paqësore kur, papritur, mashkulli i stërmadh ngrihet në këmbët e prapme, i bie kraharorit me putra dhe lëshon një ulërimë të tmerrshme që të acaron nervat. Ai turret drejt njërit prej shoqëruesve, duke ndaluar papritur tamam para tij. I hedh shoqëruesit me egërsi një shikim të ngulët. Por atë nuk e zë paniku. Përkundrazi, ai ulet në bisht, hungërin dhe lëviz mbrapsht me ngadalë. Duket se kurrizargjendi vetëm donte të na habiste me forcën dhe fuqinë e tij. Dhe, më besoni, ia arriti qëllimit!

Shoqëruesit tani na sinjalizojnë që të bëhemi gati për të ikur. Kemi kaluar pak më shumë se një orë me këto krijesa të mrekullueshme, paqësore si mysafirë «në mjegull». Megjithëse e shkurtër, kjo vizitë ka qenë një nga përvojat tona më të paharrueshme. Nuk mund të rrimë pa menduar për premtimin e Biblës mbi botën e re që po vjen, në të cilën njeriu dhe kafshët do të jenë në një paqe të përhershme me njëri⁠-⁠tjetrin!​—⁠Isaia 11:​6⁠-⁠9.

[Hartat në faqen 18]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Kullota e gorillës së malit

REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Liqeni Kivu

UGANDA

RUANDA

AFRIKA

Zonë e zmadhuar

[Burimi i figurës në faqen 18]

Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo