BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/99 f. 3
  • Gjenet, ADN-ja dhe ti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjenet, ADN-ja dhe ti
  • Zgjohuni!—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si u zbulua misteri?
  • Çfarë gjendet mbrapa misterit të jetës?
    Zgjohuni!—1999
  • Një vështrim nga afër me mikroskop
    Zgjohuni!—1999
  • Qelizat—Biblioteka të gjalla!
    Zgjohuni!—2015
  • Nga erdhën udhëzimet?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 9/99 f. 3

Gjenet, ADN-ja dhe ti

VËZHGO mirë dhe me imtësi veten tënde në pasqyrë. Vëre ngjyrën e syve të tu, llojin e flokëve, nuancën e ngjyrës së lëkurës dhe formën e trupit tënd. Mendo për dhuntitë që zotëron. Pse ke pikërisht këtë pamje? Pse ke pikërisht këto veçori dhe dhunti karakteristike? Sot ky mister po çmjegullohet përmes një kuptueshmërie për gjenetikën, që është studimi i trashëgimisë dhe për ndikimet e mjedisit.

‘Gjenetika?—thua me ankim.—Ky argument tingëllon tepër shkencor dhe tepër i vështirë për t’u kuptuar!’ Megjithatë, a i ke thënë ndonjëherë dikujt se ka sytë e gjelbër të të atit dhe flokët e kuq e qukat e mamasë? Nëse po, ti tanimë njeh një të vërtetë bazë të gjenetikës: veçoritë fizike kalojnë nga prindi te fëmija. Veç kësaj, kjo e vërtetë mund të jetë një pikënisje e sigurt për të arritur të kuptosh se si erdhi njeriu këtu, me evolucion apo me krijim. Për të filluar, le të shohim se në ç’mënyrë çdonjëri prej nesh mbart trashëgiminë e shumë brezave.

Trupi ynë përbëhet nga njësi të vockla të gjalla, që quhen qeliza, të cilat, sipas një përllogaritjeje, janë rreth 100.000 miliardë. Brenda secilës qelizë, në brendësi të bërthamës së saj, gjenden mijëra gjene. Ato janë njësi të veçanta të trashëgimisë, që kontrollojnë qelizën e për pasojë përcaktojnë disa nga karakteristikat tona. Një numër gjenesh mund të përcaktojnë grupin tonë të gjakut, disa të tjera llojin e flokut, ngjyrën e syve e kështu me radhë. Kështu, çdo qelizë mbart një projekt në miniaturë ose një kod të përbërë prej gjenesh, i cili përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për të ndërtuar, riparuar dhe për të vënë në funksionim trupin tonë. (Shiko diagramin në faqen 5.) A mund të ketë ndodhur e gjithë kjo rastësisht?

Si u zbulua misteri?

Teoria se tiparet trashëgohen përmes gjakut u shpik nga Aristoteli në shekullin e katërt p.e.s. dhe ishte gjerësisht e pranuar për më shumë se një mijë vjet. Ajo ndikoi kaq shumë në mendimin e asaj kohe, saqë në shqip ne përdorim shprehje të tilla, si ‘biem gjak’ dhe ‘lidhje gjaku’.

Në shekullin e 17-të u zbuluan qelizat vezë dhe spermatozoidet, por roli i tyre i vërtetë nuk u kuptua. Disa mendonin se krijesat e vockla, të formuara plotësisht ndodheshin si brenda vezës, ashtu edhe brenda spermatozoidit. Megjithatë, rreth shekullit të 18-të, kërkuesit pranuan faktin që një vezë dhe një spermatozoid bashkohen për të formuar një embrion. Gjithsesi, një shpjegim i saktë i trashëgimisë i përkiste ende të ardhmes.

Vetëm në vitin 1866, një murg austriak, Gregor Mendel, botoi teorinë e parë të saktë të trashëgimisë. Nga eksperimentet që bëri me bizelet e kopshtit, Mendeli zbuloi ata që i quajti «faktorë të veçantë të trashëgimisë», të fshehur në qelizat seksuale dhe pohoi se ata ishin përgjegjës për transmetimin e tipareve. Këta «faktorë të veçantë të trashëgimisë» ne sot i quajmë gjene.

Rreth vitit 1910, u zbulua se gjenet ndodhen në ato struktura qelizore, që quhen kromozome. Kromozomet përbëhen kryesisht nga proteina dhe ADN (acid dezoksiribonukleik). Duke qenë se ishin të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm të proteinave në funksionet e tjera të qelizës, për shumë vjet shkencëtarët menduan se proteinat kromozomale mbartin informacionin gjenetik. Pastaj, më 1944, kërkuesit paraqitën provën e parë se gjenet janë pjesë e ADN-së, jo e proteinave.

Në vitin 1953, kur Xhejms dhe Francis Krik zbuluan strukturën kimike të ADN-së, molekulë fijëzore spirale, njeriu bëri një hap të madh përpara në zbulimin e misterit të jetës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo