Pedagogut të saj i la mbresë
NË MAJ të vitit 1998, në shumë vende anembanë botës filloi të dilte libri i ri me 192-faqe A ka një Krijues që interesohet për ju? Tanimë janë shtypur mbi dhjetë milionë kopje në 33 gjuhë. Nga shumë anë kanë ardhur vlerësime për këtë botim që të forcon besimin.
Një studente infermierie nga Karolina e Jugut, në Shtetet e Bashkuara, tha për librin: «Nuk mund t’u besoja syve kur e hapa në kapitullin 4 dhe lexova një citim nga libri që po përdorim në orën e mësimit!
Të hënën tjetër i kërkova pedagogut tim nëse mund të flitja vetëm një minutë me të. I dhashë [atij] librin dhe i thashë se e dija që informacioni do ta tërhiqte. I tregova faqen 54, ku bëhet fjalë për trurin. Ai e lexoi nën zë dhe tha: ‘Kjo është interesante! Do ta shqyrtoj.’ Pasi i dhashë pedagogut tim një kopje të librit, u lashë nga një edhe dy shoqeve të mia të grupit, të cilat dëshironin të kishin një kopje.»
Edhe ju mund të kërkoni një kopje të këtij botimi me shqyrtime të kujdesshme dhe referime të sakta, duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën prej adresave të përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit A ka një Krijues që interesohet për ju?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
Kopertinat: J. Hester dhe P. Scowen (AZ State Univ.), NASA