‘Të ngjall dëshirën që të dish më shumë’
KËSHTU shkroi një lexuese nga Karolina e Veriut, SHBA, për librin A ka një Krijues që interesohet për ju?, i cili u botua vitin e kaluar. Ajo shtonte: «Faleminderit për shkëndijat e kureshtjes që ndezët në zemrën dhe në mendjen time.» Më tej lexuesja vërente:
«Sot, ndërsa isha ulur në verandën mbrapa shtëpisë, pashë një larvë fluture me ngjyrë të gjelbër të feksur. Lëvizte me shumë kujdes. Me maturi, ajo sigurohej për çdo lëvizje që do bënte përpara dhe pastaj, plot hijeshi, vazhdonte rrugën. Veçse ajo ndodhej në dërrasën e fundit të dyshemesë së verandës. Po mendoja se nëse rrëzohej për ndonjë arsye—një rënie kjo prej ndoshta një metri e gjysmë—kishte të ngjarë që të mos pësonte asnjë dëmtim serioz. Megjithatë, nëse një njeri do të binte nga një lartësi e ngjashme, patjetër që do të vritej.»
Gruaja pyeste veten: «Çfarë e bën kaq të ndryshme larvën e vogël të gjelbër të fluturës?» Ajo arriti në përfundimin se kjo është «vetëm një nga miliona pyetjet që do të jetë emocionuese t’u dimë përgjigjet. Por, ndërkohë, ne mund të mësojmë mjaft gjëra rreth Krijuesit tonë nga kjo larvë e vogël e gjelbër».
Do t’ju duket shumë interesante të lexoni se në ç’mënyrë universi ynë i mrekullueshëm, si edhe shumëllojshmëria e madhe e qenieve të gjalla komplekse në tokë, japin dëshmi për një Krijues të Madh. Mund të merrni një kopje të këtij libri me 192 faqe, duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën prej adresave të përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit A ka një Krijues që interesohet për ju?
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
J. Hester dhe P. Scowen (Univ. shtetëror AZ), NASA