BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 3/02 f. 10-11
  • Greqia mbështet të drejtat fetare

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Greqia mbështet të drejtat fetare
  • Zgjohuni!—2002
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një përfundim i ndryshëm
  • Presioni i fortë dështon
  • Vëzhguesve u la mbresa
  • Një pikë kryesore e kongresit
  • Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 «Udha hyjnore e jetës»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Kongresi krahinor 1995 «Lavdërues të gëzuar»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Kongresi Krahinor 1999 «Fjala profetike e Perëndisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Kongreset Krahinore​—Një dëshmi e fuqishme për të vërtetën
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 3/02 f. 10-11

Greqia mbështet të drejtat fetare

PËR TË PARËN HERË, vitin e kaluar, qeveria greke u dha Dëshmitarëve të Jehovait lejen që të përdornin një nga xhevahirët e ndërtesave të saj sportive për një kongres të madh. Është Pallati Olimpik i Sportit për lojërat në salla të mbyllura që ka pothuajse 20.000 vende. Kjo ndërtesë me ajër të kondicionuar është pjesë e kompleksit sportiv që do të përdoret për Lojërat Olimpike më 2004 në Athinë.

Është për t’u përmendur fakti që më 1963 dhe më 1988, Dëshmitarët e Jehovait kishin bërë rregullime që të përdornin ndërtesat e mëdha sportive të Athinës për kongreset e tyre. Megjithatë, në të dyja herët, autoritetet u dorëzuan para kërcënimeve të Kishës Ortodokse Greke dhe nuk pranuan t’i lejonin Dëshmitarët që t’i përdornin ato.

Një përfundim i ndryshëm

Në shkurt të 2001-shit, Dëshmitarët bënë kërkesën për përdorimin e Pallatit Olimpik të Sportit​—një nga ndërtesat e pakta për lojëra në salla të mbyllura, e cila është aq e madhe sa t’i nxinte të gjithë ata që ishin. Por ata pyetnin veten nëse historia do të përsëritej. Fillimisht, siç dyshohej, përgjigjja e autoriteteve ishte negative.

Prapëseprapë, iu drejtuan menjëherë disa zyrtarëve të lartë që njiheshin si të paanshëm dhe pa paragjykime. A do të ishin të gatshëm këta zyrtarë të mbështetnin të drejtat kushtetuese për adhurim dhe për grumbullime paqësore? A do t’i bënin ballë presionit fetar? Ata vepruan kështu dhe një vendim i ri përmbysi mospranimin e mëparshëm. Kjo u dha mundësinë Dëshmitarëve që të programonin për më 27-29 korrik 2001 kongresin e tyre në Pallatin e Sportit.

Në të njëjtën kohë, autoritetet u dhanë leje Dëshmitarëve për të përdorur një ndërtesë tjetër për lojëra në salla të mbyllura, e cila është shtetërore, Pallatin e Sportit të Selanikut.

Presioni i fortë dështon

Ndërsa afrohej dita e parë e kongresit në Athinë, mbeteshin ende pyetjet shqetësuese: A do t’u përmbaheshin autoritetet zotimeve të tyre pavarësisht nga presioni i klerit ortodoks? Dhe a do të ishin në gjendje Dëshmitarët të mblidheshin pa u penguar nga elementë të paligjshëm?

Kisha Ortodokse nuk hoqi dorë nga taktikat e vjetra në përpjekje për të ushtruar ndikimin e saj që ta prishte kongresin. Stacionet televizive treguan se kleri ortodoks kishte kërkuar që të mos përmendej fare kongresi. Gjithsesi, përpjekjet e kishës si përfundim nuk patën sukses.

Është ironik fakti që Kisha Ortodokse i ka akuzuar Dëshmitarët se janë një fe e fshehtë. Por, në të vërtetë, ishte kisha ajo që u përpoq ta pengonte publikun të mësonte se çfarë po ndodhte brenda Pallatit të Sportit. Lumturisht, reporterë të guximshëm të mediave nuk u dorëzuan para presionit të klerit. Ata dhanë lajme në të cilat flitej gjerësisht dhe me paanshmëri për kongresin.

Për më tepër, mijëra delegatë bënë pjesën e tyre duke informuar publikun rreth kongresit dhe duke folur me të tjerët për bindjet e tyre. Kudo që shkonin, delegatët njiheshin nga distinktivët me ngjyrë të verdhë të kongresit. Shumë njerëz që nuk ishin Dëshmitarë të Jehovait e që u ftuan në kongres, erdhën dhe pjesëmarrja u rrit në 15.760 veta ditën e fundit në Pallatin e Sportit. Gjatë dy fundjavëve të fundit të muajit korrik, në kongreset që u mbajtën në Pallatin e Sportit të Selanikut pati gjithsej 13.173 të pranishëm.

Vëzhguesve u la mbresa

Kur një shumicë prej 2.604 vullnetarësh​—të gjithë Dëshmitarë të Jehovait​—vërshuan në Pallatin e Sportit, duke e pastruar, duke e lyer dhe duke e bërë gati për kongresin, administratorët e ndërtesës thanë: «Erdhëm këtu dhe pamë me sytë tanë diçka që nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend.» Dikush tha: «Duhet ta përdorni këtë ndërtesë çdo vit, me qëllim që ta ripërtërini tërësisht.»

Andreas Vardakisit, drejtues për çështjet publike në Pallatin e Sportit, i la shumë mbresa. «E keni zbukuruar këtë ndërtesë,​—tha ai.​—Ne vërtet kemi personelin që drejton këtu, por pjesëmarrja juaj ishte katalizatori që e bëri të suksesshëm këtë kongres.»

Pasi e kuptoi se nuk ishte nevoja që gjatë kongresit të dërgonte njerëz për të kontrolluar turmën paqësore, një drejtor policie thirri: «Nuk kam parë kurrë kaq mirësjellje dhe kaq rregull!»

Një pikë kryesore e kongresit

Në fjalimin përmbyllës të kongresit, u njoftua se Ministria Greke e Arsimit Kombëtar dhe e Feve i kishte pranuar Dëshmitarët e Jehovait si «fe të njohur». Për më tepër, Ministria i kishte dhënë njohjen ligjore selisë së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Athinë. Dokumenti qeveritar pjesërisht thoshte:

«Dëshmitarët e Krishterë të Jehovait konsiderohen nga qeveria si një fe e njohur . . . me të gjitha përfitimet ligjore që vijnë prej kësaj. Neni i sipërpërmendur i Kushtetutës mbron lirinë e adhurimit, mënyrën dhe mjetet e shprehjes së adhurimit dhe zgjedhjen e lirë në lidhje me mënyrën e administrimit dhe të organizimit të secilës kishë ose mbledhjeje fetare. Kjo mbrojtje shtrihet patjetër edhe në pronën dhe në ndërtesat e organizatës në Marusi [zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait si] një vend i shenjtë dhe i shenjtëruar, i dedikuar adhurimit të Perëndisë. Këto ndërtesa quhen Bethel, d.m.th. ‘Shtëpia e Perëndisë’.»

Dëshmitarët e Jehovait, si edhe çdokush tjetër që e mbështet lirinë fetare, janë mirënjohës për këto zhvillime. Ata luten që, si pasojë, njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë një jetë të krishterë ‘të qetë dhe të patrazuar, plot me devocion hyjnor dhe seriozitet’.​—1 Timoteut 2:1, 2.

[Figurat në faqen 10]

Asamble e Dëshmitarëve në Pallatin Olimpik të Sportit

[Burimi]

Harry Bilios

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo