‘Ndoshta më shpëtoi jetën!’
“NUK i mora seriozisht simptomat»,—shpjegoi Klausi, të cilit për disa javë i merrej vazhdimisht fryma. Por ndodhi diçka që e bëri të mendonte ndryshe.
«Në tavolinën pranë krevatit, mbaj numra të kaluar të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!,—tha Klausi.—Një mbrëmje, rastisi që mora revistën Zgjohuni! të 22 marsit 2001 (shqip, Prill 2001) dhe rastësisht e hapa tek artikulli ‘Mrekullitë e sistemit të qarkullimit të gjakut’. Sapo lexova artikullin, e kuptova se simptomat e mia përputheshin me përshkrimin e angjinës.»
Sa më shpejt që ishte e mundur, Klausi bëri një kontroll mjekësor në klinikën vendase dhe analizat zbuluan që kishte arterie koronare të sëmura. Kura filloi pa vonesë. Mjeku i tha se kishte qenë shumë fatlum, pasi po të lihej pa u trajtuar, gjendja e tij mund të kishte çuar në një infarkt të zemrës që fare mirë mund të ishte vdekjeprurës. Klausi u shkroi botuesve të kësaj reviste: «Zgjohuni! ndoshta më shpëtoi jetën!»
Zgjohuni! bën më tepër sesa thjesht nxjerr në pah mrekulli të tilla të krijimit siç janë funksionet e trupit njerëzor. Në faqen 4 të kësaj reviste qëllimi që ka Zgjohuni! shprehet me këto fjalë: «Më e rëndësishmja, kjo revistë ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore dhe të sigurt.»
Në përputhje me këtë qëllim, është botuar broshura Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim pa pagesë në shtëpi.