BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/07 f. 20-21
  • Emri i Perëndisë: Si është bërë i njohur?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Emri i Perëndisë: Si është bërë i njohur?
  • Zgjohuni!—2007
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse u përdor emri i Perëndisë?
  • Si u përdor emri hyjnor?
  • Emri i Perëndisë bëhet i njohur
  • Perëndia ka një emër!
    Zgjohuni!—2004
  • Jeta në kohët biblike​—Paratë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Jehovai është ngushëllimi im»
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 12/07 f. 20-21

Emri i Perëndisë: Si është bërë i njohur?

PSALMISTI David këndoi: «Unë do ta lëvdoj emrin e Perëndisë me këngë.» Davidi e njihte emrin e Perëndisë dhe në këngën e tij bëri këtë thirrje: ‘Bekuar qoftë Jehovai! Bekuar qoftë emri i tij i lavdishëm!’ (Psalmi 69:30; 72:18, 19) Forma më e përdorur e emrit të Perëndisë në shqip është Jehova, e përkthyer nga hebraishtja יהוה, që del rreth 7.000 herë në Bibël.

Gjatë shekujve të kaluar emri i Perëndisë është shfaqur edhe në shumë vende të tjera, përveçse në Bibël. Për shembull, fjalët në latinisht Benedictus Sit Iehova Deus, që do të thonë «Bekuar qoftë Perëndia Jehova», janë gjetur në monedha ari që qarkulluan për shumë vjet në Zvicër [1]. Në qindra vitet e kaluara emri i Perëndisë në hebraisht dhe latinisht është gdhendur në më shumë se një mijë lloj monedhash, medaljesh e xhetonësh.

Në këtë faqe dhe në tjetrën mund të shihni raste të përdorimit të emrit hyjnor. Cilët faktorë çuan në përdorimin e gjerë të këtij emri?

Pse u përdor emri i Perëndisë?

Duke filluar nga shekulli i 16-të, anekënd Evropës Perëndimore shpërthyen beteja fetare midis katolikëve dhe reformatorëve protestantë. Disa provinca që i përkitnin Spanjës, u shkëputën nga Kisha Katolike Romake, që kishte qenë feja mbizotëruese, dhe u bashkuan me Kishën e Reformuar. Kjo çoi në një luftë civile. Monedhat dhe objektet e adhurimit u përdorën që të përcillnin mesazhin se Perëndia ishte me njërën palë ose me tjetrën.

Si u përdor emri hyjnor?

Gdhendësit e stampave për monedha e paraqitnin emrin e Perëndisë, Jehova, me katër shkronja hebraike që njihen si Tetragrami. Transkriptimi i tyre në shqip është JHVH ose YHVH. Zakonisht as gdhendësit dhe as njerëzit në përgjithësi nuk dinin të lexonin hebraisht. Prandaj, ngaqë Tetragrami u kopjua shpesh, katër germat e emrit të Perëndisë u shkruan në mënyra të ndryshme.

Rreth vitit 1568, Suedia preu një monedhë me emrin e Perëndisë [2]. Të njëjtën gjë bëri edhe Skocia aty nga viti 1591. Rreth vitit 1600 mbreti i Suedisë, Karli IX, vuri në monedha emrin e Perëndisë, të shkruar në forma të ndryshme Ihehova, Iehova, dhe Iehovah [3]. Ai kishte prerë një monedhë ari—një perlë e mrekullueshme, vlera e së cilës ishte sa rroga e katër muajve për një punëtor krahu.

Njihen më shumë se 60 të ashtuquajtura monedha të Jehovait të kohës së Kristianit IV, mbretit të Danimarkës dhe Norvegjisë, që sundoi nga viti 1588 deri në vitin 1648. Nga mesi i shekullit të 17-të, «monedhat e Jehovait» dolën edhe në Poloni e Zvicër. Më pas u shfaqën edhe në Gjermani.

Gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare, që u zhvillua në Evropë në vitet 1618-1648 e që nisi si një luftë fetare, këto monedha u përhapën me shumicë. Pasi fitoi betejën e Brajtenfeldit më 1631, mbreti i Suedisë Gustavi II Adolf preu monedha me Tetragramin [4]. Këto u prodhuan në qytete si: Erfurti, Fyrti, Majnci dhe Vyrcburgu. Thuajse në të njëjtën kohë, edhe principatat aleate të Suedisë prenë monedha me emrin e Perëndisë.

Për afro 150 vitet që pasuan Luftën e tmerrshme Tridhjetëvjeçare, emri i Perëndisë mbeti në monedha e medalje. Monedha të tilla u prenë në Austri, Francë, Meksikë dhe Rusi, sa për të përmendur disa vende. Megjithatë, nga fillimi i shekullit të 18-të emri i Perëndisë nisi të përdorej gjithnjë e më rrallë nëpër monedha. Dalëngadalë u zhduk thuajse plotësisht nga monedhat dhe stampat.

Emri i Perëndisë bëhet i njohur

Ndonëse emri i Perëndisë mund të mos gjendet në monedhat e sotme, ai po shpallet si kurrë ndonjëherë. Kohë më parë Perëndia zgjodhi një popull që t’i shërbente Atij dhe u tha: «Ju jeni dëshmitarët e mi, . . . dhe unë jam Perëndia.» (Isaia 43:12) Këtë rol jetësor nuk mund ta përmbushë asnjë monedhë. Në fakt, ata që e përdorën emrin e Perëndisë nëpër monedha nuk dhanë një dëshmi të vërtetë për të, pasi pretendonin se kishin përkrahjen e tij në luftërat e tyre gjakatare. Ndërsa sot disa njerëz po e bëjnë të njohur emrin e Perëndisë sipas mënyrës që miraton ai.

Dëshmitarët e Jehovait ju inkurajojnë të mësoni më shumë për Perëndinë e vërtetë, Jehovain dhe për domethënien e emrit të tij. Në Bibël psalmisti shkroi për të: «Ta dinë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.» (Psalmi 83:18) Të njohësh Jehovain është jetësore, siç tregoi edhe Biri i tij i dashur kur u lut: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.»​—Gjoni 17:3.

[Figura në faqet 20, 21]

Vegla për gdhendjen e monedhave

[Burimet e figurave në faqen 20]

Monedha 1 dhe veglat: Hans-Peter-Marquardt.net; monedha 2: Mit freundlicher Genehmigung Sammlung Julius Hagander

[Burimi i figurës në faqen 21]

Monedha 3 dhe 4: Mit freundlicher Genehmigung Sammlung Julius Hagander

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo