BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/10 f. 4-5
  • A mund t’i besosh ndokujt sot?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund t’i besosh ndokujt sot?
  • Zgjohuni!—2010
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Parime më të larta
  • Besimi—Shumë i rëndësishëm për një jetë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • A ka gjë të keqe të mashtrosh për të marrë nota të mira?
    Zgjohuni!—2012
  • Pse prindërit s’kanë besim tek unë?
    Zgjohuni!—2008
  • Mund të kesh besim te vëllezërit e tu
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Zgjohuni!—2010
g 10/10 f. 4-5

A mund t’i besosh ndokujt sot?

Konsiderohej një nga pionierët në fushën e trajtimit të dhembjeve. Megjithatë, kishte më shumë se 10 vjet, që nga viti 1996, që ky anestezist i shquar kishte falsifikuar rezultatet e studimeve të publikuara në botime prestigjoze mjekësore.

«NUK arrij ta konceptoj si mund të arrijë një njeri deri këtu»,​—thotë dr. Stiven L. Sheifëri në revistën Anesthesiology News.

Çfarë do ta shtynte një profesionist të respektuar të mashtronte njerëzit në këtë mënyrë? Më poshtë renditen katër shkaqe të mundshme.

● Lakmia. Në një artikull të New York Times, dr. Xherom Kasireri, ish-redaktor i The New England Journal of Medicine, shpjegon: «Kur të ardhurat e studiuesve varen kryesisht nga kompanitë [farmaceutike], ekziston një prirje e pabesueshme për të dhënë rezultate që u leverdisin kompanive.»

● Sukses me çdo kusht. Në Gjermani, mendohet se studentët e degëve shkencore u paguajnë mijëra euro mësuesve si ryshfet vetëm e vetëm që «të fitojnë» titullin doktor, një simbol i suksesit në këtë vend. Nga një studim i botuar në The New York Times, u zbulua se studentët që kishin shkelur parimet e etikës, thanë se «kishin ndër mend të ndiqnin një kod të rreptë parimesh» pasi të bëheshin të suksesshëm.

● Mungesa e shembujve të mirë. Për nxënësit e shkollave të mesme, një profesor tha për The New York Times: «Dua të them se ata e kanë humbur busullën e tyre morale . . . Ose më mirë të themi se, në radhë të parë, mësuesit e këshilltarët e tyre dhe pjesa tjetër e shoqërisë nuk u kanë mësuar të formojnë një busull morale dhe të ecin sipas saj.»

● Praktika që bien ndesh me vlerat. Në një studim të kryer me 30.000 nxënës, 98 për qind e tyre thanë se ndershmëria është thelbësore në marrëdhënie me të tjerët. Megjithatë, 8 në çdo 10 studentë pranuan se i kishin gënjyer prindërit dhe 64 për qind pranuan se kishin kopjuar në një provim gjatë vitit të mëparshëm.

Parime më të larta

Siç tregohet në kutinë e kësaj faqeje, duket se njerëzit janë krijuar me ndjenjën e besimit. Megjithatë, Bibla me të drejtë pohon se «zemra e njeriut priret nga e keqja që në rini të tij». (Zanafilla 8:21) Si mund ta luftosh këtë prirje dhe t’i bësh ballë mungesës së ndershmërisë që mbizotëron sot? Parimet e mëposhtme biblike mund të të ndihmojnë:

● «Mos sajo asgjë të keqe kundër të afërmit tënd, kur ai banon i sigurt me ty.»​—Proverbat 3:29.

Dashuria na shtyn të përpiqemi për mirëqenien e të afërmit, e jo ta shpërdorojmë besimin e tij. Ky parim mund t’u japë fund një sërë formave të shfrytëzimit njerëzor të nxitura nga lakmia, si qarkullimi i ilaçeve të falsifikuara, që u përmend në hyrje të serisë.

● «E vërteta qëndron përgjithmonë, kurse gënjeshtra vetëm për një çast.»​—Proverbat 12:​19, ECM.

Shumë sot besojnë se njerëzit e ndershëm nuk fitojnë gjë. Por pyet veten: «Çfarë ka më shumë vlerë​—të nxjerrësh fitime të menjëhershme apo dobi të përhershme, përfshirë respektin për veten?» Një student mund t’i mashtrojë të tjerët për njohuritë dhe aftësitë e tij duke kopjuar në provime, po si do t’ia bëjë kur të fillojë punë?

● «I drejti ecën me integritet. Të lumtur janë bijtë që vijnë pas tij.»​—Proverbat 20:7.

Nëse je prind, lëru fëmijëve të tu një shembull të mirë ‘duke ecur me integritet’. Shpjegoju si ke nxjerrë dobi duke ndjekur udhën e drejtësisë. Kur fëmijët shohin prindin që ecën në udhën e integritetit, ka më shumë të ngjarë që edhe ata vetë të bëhen njerëz të besueshëm.​—Proverbat 22:6.

A janë vërtet dobiprurëse parimet e mësipërme biblike? A ka njerëz të besueshëm sot?

[Diçitura në faqen 4]

Sipas gazetës Le Figaro, gjithnjë e më shumë francezë «mendojnë se figurat e njohura në shoqëri​—në fushën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore​—nuk janë njerëz me virtyte, prandaj nuk shohin arsye pse ata vetë duhet të jenë të tillë».

[Kutia në faqen 5]

A JEMI KRIJUAR PËR TË BESUAR?

Eksperimente të drejtuara nga Majkëll Kosfeldi, profesor në fushën e administrimit të biznesit në Universitetin e Frankfurtit, Gjermani, treguan se besimi është «një pjesë biologjike e natyrës njerëzore». Kosfeldi zbuloi se, kur dy njerëz kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, truri i njeriut çliron oksitocinë, një hormon që stimulon besimin. «Në fakt, është një nga tiparet dalluese të qenies njerëzore,​—pohon Kosfeldi.​—Kur besimi mungon, në njëfarë mënyre jemi zhveshur nga një pjesë e rëndësishme e natyrës njerëzore.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo