BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/12 f. 29
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2012
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Rreziku i gjuajtjeve me kokë në futboll
  • Automjetet hibride, të rrezikshme për këmbësorët
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2009
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2000
Zgjohuni!—2012
g 11/12 f. 29

Një vështrim rreth botës

Në Gjermani, në vitin 2010, rreth 33 për qind e fëmijëve kanë lindur jashtë martese, në krahasim me vitin 1993 që ishin 15 për qind.​—ÄRZTE ZEITUNG dhe THE LOCAL, GJERMANI.

Sipas regjistrimit të vitit 2010, 69,4 për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara jetojnë me të dy prindërit, 23,1 për qind jetojnë vetëm me nënën, 3,4 për qind jetojnë vetëm me babanë dhe 4,1 për qind nuk jetojnë me asnjë nga prindërit.​—ZYRA E REGJISTRIMEVE NË SHTETET E BASHKUARA.

Katastrofat natyrore i kushtuan ekonomisë globale rreth 380 miliardë dollarë në vitin 2011. Tërmeti në Japoni ishte «katastrofa më e kushtueshme e të gjitha kohëve, me një humbje prej 210 miliardë dollarësh, pa përfshirë incidentin bërthamor në Fukushimë».​—NEW SCIENTIST, BRITANI.

Në mbarë botën, produkti që vidhet më tepër është djathi. Çdo vit vidhet më tepër se 3 për qind e djathit në shitjen me pakicë, kryesisht nga klientët dhe punonjësit.​—QENDRA E KËRKIMEVE PËR SHITJET ME PAKICË, BRITANI.

Rreziku i gjuajtjeve me kokë në futboll

Gjuajtja me kokë në futboll është pjesë e lojës. Por studimet e fundit të bazuara në teknikat e përparuara të imazherisë dhe në testimet e aftësive mendore, kanë ngritur problemin e rrezikut kur topi gjuhet me kokë në mënyrë të përsëritur. Sipas studiuesve në fakultetin e mjekësisë «Albert Ajnshtajn» të Nju-Jorkut, SHBA, gjuajtja me kokë «rrit rrezikun e dëmtimit në tru dhe e dobësimit të aftësive mendore». Janë vënë re dëmtime ndër amatorët që e gjuanin topin më shumë se 1.000 deri 1.500 herë në vit, që i bie vetëm «pak herë në ditë për një amator që luan rregullisht».

Automjetet hibride, të rrezikshme për këmbësorët

«Grupe për mbrojtjen e të drejtave të këmbësorëve janë ankuar se makinat elektrike hibride vënë në rrezik jetën e këmbësorëve,—thotë Ministria e Transportit e Shteteve të Bashkuara.—Ata shqetësohen se këto makina duken disi më të qeta e nuk bëjnë zhurmë, që këmbësorët dhe ata me biçikletë të kuptojnë se një makinë po u afrohet kur janë në rrugë ose në kryqëzim.» Kjo ministri thotë se «këto makina kanë dy herë më tepër të ngjarë të aksidentojnë këmbësorët» sesa makinat e tjera kur bëjnë manovra të caktuara. Ja pse Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut Rrugor ka propozuar të kërkohet që makinat hibride dhe elektrike të bëjnë ndonjë lloj zhurme kur janë me shpejtësi të ulët.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo