BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/13 f. 3
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Arktik
  • Nga bota
  • Britani
  • Republika Demokratike e Kongos
  • Australi
  • Barriera Koralore e Belizesë​—Trashëgimi botërore
    Zgjohuni!—2007
  • Fildishi: Sa e madhe është vlera e tij?
    Zgjohuni!—1998
  • «Ari i kuq» i Mesdheut
    Zgjohuni!—2002
  • Lundrimet në majë të botës
    Zgjohuni!—2010
Zgjohuni!—2013
g 9/13 f. 3

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Arktik

«Vëllimi i akullit në verë është sa një e katërta e vëllimit të 30 viteve më parë»,—thotë Piter Uadamsi, profesor i fizikës së oqeaneve në Universitetin e Kembrixhit, Britani. Në vitin 2012, rreth 50 anije kanë përdorur Rrugën Detare të Veriut e cila është hapur si pasojë e ngrohjes globale.

Nga bota

Është zbuluar se, pas lindjes, në qumështin e gjirit të nënave gjenden mbi 700 lloje bakteresh​—më shumë nga sa prisnin ekspertët. Kërkuesit janë duke punuar ende për të përcaktuar dobitë e këtyre baktereve në sistemin imunitar dhe tretës te të porsalindurit.

Britani

Në një studim eksperimental të kryer nga shkencëtarë britanikë, doli se shoferët e sëmurë me grip kishin reflekse më të ngadalta se ata që ishin nën efektin e alkoolit.

Republika Demokratike e Kongos

Në Afrikë po ndodh ajo që disa e quajnë një masakër «pa precedent», vrasja çdo vit e dhjetëra mijë elefantëve për fildishin e tyre. Në një rast, disa elefantë ishin qëlluar në majë të kokës, me sa duket nga një helikopter.

Australi

Këto 27 vitet e fundit, Barriera e Madhe Koralore ka humbur gjysmën e koraleve të saj të gjalla. Për këtë, shkencëtarët fajësojnë kryesisht ciklonet tropikale, përhapjen e yllit të detit të llojit ‘kurora me gjemba’ [Acanthaster planci] dhe zbardhjen e koraleve si pasojë e rritjes së temperaturës së oqeanit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo