BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/14 f. 3
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Spanjë
  • Kinë
  • Japoni
  • Mauritani
  • Nga bota
  • E ardhmja e turizmit
    Zgjohuni!—2005
  • «Punëdhënësi numër një në botë»
    Zgjohuni!—2005
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2011
  • Priten të tjera tërmete të mëdha
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 3/14 f. 3

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Spanjë

Pjesëtar i ekipit të shpëtimit duke parë ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti

Një grup shkencëtarësh besojnë se vetë dora e njeriut mund të ketë ndikuar në tërmetin e vitit 2011 në qytetin e Lorkës, në jug të Spanjës, që u mori jetën nëntë vetave dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Gjeologët zbuluan se kishte lidhje midis tërmetit vdekjeprurës dhe vendeve ku ishin nxjerrë nga nëntoka sasi të mëdha uji për vaditje.

Kinë

Turistë kinezë

Në vitin 2012, turistët kinezë harxhuan 77 miliardë euro për udhëtime jashtë vendit. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, kjo shifër e rendit për herë të parë Kinën si shpenzuesja më e madhe në turizmin ndërkombëtar, duke ia kaluar edhe Gjermanisë e Shteteve të Bashkuara, që harxhuan secili rreth 64 miliardë euro.

Japoni

Një grua duke pirë duhan

Gjatë një studimi nga revista mjekësore britanike BMJ, në Japoni u vëzhguan thuajse 68.000 veta për rreth 23 vjet. Studiuesit zbuluan se gratë e lindura nga viti 1920 deri më 1945 të cilat e kishin filluar duhanin para moshës 20-vjeçare, jetuan mesatarisht dhjetë vjet më pak se gratë që nuk kishin pirë kurrë duhan; burrat jetuan tetë vjet më pak.

Mauritani

Një qese plastike në oqean

Importimi, prodhimi dhe përdorimi i qeseve plastike është ndaluar për të mbrojtur jetën e kafshëve në det dhe në tokë, të cilat mund të ngordhin pasi i gëlltitin. Në vend të tyre, qeveria po nxit përdorimin e ambalazheve të dekompozueshme.

Nga bota

Humbjet nga siguracionet si pasojë e katastrofave atmosferike janë rreth 38 miliardë euro në vit. Humbje të tilla, duke llogaritur edhe inflacionin, janë më se dyfishuar çdo dekadë që nga vitet 80.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo