NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS
Izrael, Jordani dhe Palestinë
Deti i Vdekur po zvogëlohet me një shpejtësi rreth 1 metër në vit. Disa druajnë se në vitin 2050 liqeni do të jetë tharë krejtësisht. Zyrtarët po kërkojnë zgjidhje. Një mundësi që po studiohet është të shkripëzojnë ujin nga Deti i Kuq për t’u konsumuar nga njerëzit e pastaj nënproduktin e shkripëzimit, shëllirën, ta derdhin në Detin e Vdekur. Kritikët kanë frikë se ky plan do të dëmtojë ekosistemin unik të Detit të Vdekur.
Gjermani
Ditën e Krishtlindjeve, numri i pacientëve që shtrohen në spital për shkak të infarktit të zemrës është rreth një e treta më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit, sipas sondazhit të një kompanie sigurimesh. Kompania tregon se shkaqet kryesore janë stresi që shtohet kur kërkojnë dhurata Krishtlindjesh si dhe pretendimet e larta të familjarëve e miqve.
Britani
Shkencëtarët britanikë njoftuan se një molusk i Islandës që mendohej të ishte rreth 405 vjeç, në të vërtetë ishte 507 vjeç, kur ngordhi më 2006. Kjo do të thotë se është kafsha më jetëgjatëa e regjistruar. Midhja ngordhi kur studiuesit e ngrinë për ta transportuar në laborator.
Amerika Latine dhe Karaibet
Në një samit të mbajtur gjatë këtij viti në Havanë, Kubë, të 33 kombet anëtare të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve (CELAC) i shpallën vendet e tyre ‘zonë paqeje’, duke rënë dakord t’i zgjidhin konfliktet mes tyre pa përdorur forcë. Ndër të pranishmit ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Muni.
a Në këtë rast, shprehja «kafsha më jetëgjatë» përjashton organizmat kolonialë, si koralet, të cilat mendohet se kanë jetuar mijëra vjet.