BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/15 f. 12-13
  • Vizitë në Nikaragua

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në Nikaragua
  • Zgjohuni!—2015
Zgjohuni!—2015
g 9/15 f. 12-13
Ishulli Ometepe, i formuar nga dy vullkane që kanë dalë nga liqeni Nikaragua

Një veçori dalluese e liqenit Nikaragua është ishulli Ometepe, një vend i bleruar që ka dy kone vullkanike masive të bashkuara nga një istëm

VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Nikaragua

Hartë e Nikaraguas

SHPESH njerëzit e quajnë Nikaraguan vendin e liqeneve e të vullkaneve. Atje ndodhet liqeni më i madh i Amerikës Qendrore​—liqeni Nikaragua. Fiset indigjene e quanin Cocibolca, që do të thotë «det i ëmbël». Në të ka qindra ishuj dhe është i vetmi liqen me ujë të ëmbël ku gjen peshkaqenë, peshq shpatë dhe një lloj peshku të madh që quhet tarpon.

Jasemini i kuq është lulja simbol e Nikaraguas

Jasemini i kuq (frangipani) është lulja simbol e Nikaraguas

Në Nikaragua ndodhet edhe një prej rajoneve më të largëta të Amerikës Qendrore: Bregu i Mushkonjës. Ky është një rrip toke 65 kilometra i gjatë që përshkon pjesën më të madhe të bregdetit lindor, si edhe një pjesë të Hondurasit fqinj. Popullsia miskito (një fjalë që ngjan me fjalën mushkonjë në anglisht) është një prej grupeve indigjene në Nikaragua, prejardhja e të cilëve daton që para se të vinin evropianët në shekullin e 16-të.

Miskitot kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin dhe tradita të veçanta. Për shembull, gjuha miskito nuk ka fjalë formale për t’iu drejtuar të tjerëve, si «zotëri» ose «zonjushë». Në zonat rurale, të rinjtë u drejtohen të mëdhenjve me fjalë të tilla, si «xhaxhi» ose «teta», qofshin të afërm ose jo. Një zakon i vjetër mes popullit miskito është që një grua të përshëndetë mikeshat e ngushta dhe të afërmet duke u takuar faqe më faqe ndërkohë që gruaja e cila nis përshëndetjen merr frymë thellë me hundë.

Banorë indigjenë të Nikaraguas

Banorë indigjenë

Botime biblike në gjuhët majangne dhe miskito

Botime biblike në gjuhët majangne dhe miskito, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 6.176.000

  • Gjuha zyrtare: Spanjishtja. Megjithatë, në rajonet autonome konsiderohen gjuhë zyrtare edhe miskito, majangne, rama dhe kreole e anglishtes

  • Forma e qeverisjes: Republikë

  • Kryeqyteti: Managua

  • Klima: Kryesisht tropikale, por më e freskët në zonat malore

  • Vendi: Rrafshina bregdetare dhe, në brendësi të vendit, male

PROVO NJOHURINË

Thuaj nëse këto pohime për Nikaraguan janë të vërteta apo të rreme:

  1. Vendi e ka marrë emrin nga Nikarao, udhëheqësi i një fisi indigjen shekuj më parë.

  2. Nikaragua është i vetmi vend në Amerikën Latine që u kolonizua si nga Spanja, edhe nga Britania.

  3. Gjatë shekujve të kaluar qytetet përgjatë brigjeve të liqenit Nikaragua plaçkiteshin nga piratët e Karaibeve.

  4. Nikaragua është vendi më pak i populluar në Amerikën Qendrore.

Përgjigjet: Të gjitha janë të vërteta.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo