BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/15 f. 10-11
  • Herodoti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Herodoti
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MË SHUMË SE THJESHT HISTORI
  • SAKTËSIA E HERODOTIT
  • A e dini?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Hofrai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Lundrimet përtej Mesdheut në lashtësi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2015
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 9/15 f. 10-11
Statujë e Herodotit

PORTRETE NGA E KALUARA

Herodoti

SI ISHTE jeta mijëra vjet më parë? Çfarë traditash kishin njerëzit? Arkeologjia mund të na japë disa përgjigje, por jo të gjitha. Për të kuptuar pikëpamjet e njerëzve të lashtë, na vijnë në ndihmë veprat e një burri, i cili dokumentoi historinë e botës që njihej në kohën e tij. Ky njeri jetoi rreth 2.400 vjet më parë. Ai quhej Herodot dhe ishte një historian grek i shekullit të pestë p.e.s. Vepra e tij titullohet «Historitë».

Herodoti vendosi të dokumentonte shkaqet e luftërave të grekëve, sidomos shkaqet e pushtimeve perse të viteve 490 dhe 480 p.e.s. Pushtimi i vitit 480 ndodhi kur ai ishte ende fëmijë. Kësaj teme kryesore i shtoi edhe informacione të tjera, duke regjistruar gjithçka që zbulonte për çdo komb të prekur nga pushtimi pers.

MË SHUMË SE THJESHT HISTORI

Herodoti ishte narrator i talentuar. Ai shkroi me pasion dhe përfshiu çdo lloj hollësie që e shihte të nevojshme për të plotësuar historinë. Arritja e Herodotit është e jashtëzakonshme sepse s’mund ta bazonte punën në arkivat zyrtarë që ruajnë çdo ngjarje, pasi ata rrallë ekzistonin.

Në atë kohë pak vetave u interesonte të dokumentonin histori, dhe këtë e bënin vetëm kur mburreshin për veprat e lavdishme me anë të mbishkrimeve në monumente. Për ngjarjet që donte të dokumentonte, Herodotit i duhej të bazohej te vëzhgimet, te folklori dhe te dëshmia e të tjerëve. Për të mbledhur informacion, udhëtoi gjithandej. Herodoti u rrit në Halikarnas, koloni greke (tani Bodrumi në jug të Turqisë), dhe përshkoi një pjesë të mirë të Greqisë.

Herodoti udhëtoi gjithandej për të mbledhur informacion

Ai shkoi në veri deri në Detin e Zi dhe në Skithi, atje ku sot gjendet Ukraina, dhe në jug deri në Palestinë e në Egjiptin e Sipërm. Në lindje duket se arriti deri në Babiloni dhe ditët e fundit të jetës ndoshta i kaloi në perëndim, në një koloni greke që sot është Italia e Jugut. Kudo që shkonte, vëzhgonte e bënte pyetje dhe kështu mblidhte informacione nga burimet që i dukeshin më të besueshme.

SAKTËSIA E HERODOTIT

Copëz papirusi nga vepra «Historitë»

Copëz papirusi nga vepra «Historitë»

Sa i saktë është informacioni i dokumentuar nga Herodoti? Për sa u përket vendeve ku shkoi dhe gjërave që pa vetë, njohuria e tij konsiderohet e saktë. Përshkrimet e zakoneve të panjohura në Greqi, si ato që shoqëronin varrimet mbretërore në Skithi ose mumifikimin në Egjipt, përputhen disi me zbulimet arkeologjike. Thuhet se bollëku i informacionit që dokumentoi Herodoti për Egjiptin «është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër e shkruar në lashtësi për atë vend».

Megjithatë, shpesh Herodoti s’kishte zgjidhje tjetër veçse të mbështetej në dëshmi të dyshimta. Për më tepër, në kohën e tij njerëzit besonin plotësisht se perënditë pagane ndërhynin në çështjet njerëzore. Prandaj jo çdo gjë që shkroi përputhet me standardet e historianëve të sotëm. Prapëseprapë u përpoq t’i ndante faktet nga legjendat dhe, duke u treguar realist, pohoi se nuk besonte gjithçka që i thoshin. Ai arrinte në përfundime vetëm pasi i shoshiste e i krahasonte mirë burimet.

Siç duket, Herodoti ia kushtoi gjithë jetën veprës «Historitë». Nëse marrim parasysh burimet që kishte në dispozicion, ajo është një vepër e jashtëzakonshme.

FAKTE SHKURT

  • Ciceroni (106-43 p.e.s.), shkrimtar latin, e quajti Herodotin Babai i Historisë, ndoshta sepse vepra «Historitë» ishte përpjekja më e madhe që ishte bërë deri në atë kohë për të dokumentuar ngjarjet e së kaluarës.

  • Një shkrimtar i kohëve tona thotë se libri «Historitë» është «një kryevepër e pavdekshme. . . . Ajo nuk përmban vetëm histori, por edhe antropologji, gjeografi, teologji, filozofi, shkenca politike dhe tragjedi».

  • Në një periudhë kritike të historisë botërore, Herodoti ruajti informacione të dorës së parë për Greqinë, për Azinë Perëndimore dhe për Egjiptin.

Një vendim për Herodotin

Një historiograf i periudhës klasike, Arnaldo Momiliano, shkroi: «Tani kemi mbledhur mjaft dëshmi për të thënë se [Herodoti] është i besueshëm. Studiuesit orientalistë e kanë shqyrtuar veprën e tij me ndihmën e arkeologjisë dhe me anë të gjuhëve që ai nuk i kuptonte. Ata kanë konstatuar se ai përshkroi me saktësi atë që pa dhe raportoi me ndershmëri atë që dëgjoi. Gjërat që ka dokumentuar gabim vijnë ose ngaqë e kanë mashtruar, ose ngaqë ka keqkuptuar pa dashje atë që i kanë thënë.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo