BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 2 f. 7-9
  • Si ndikon teknologjia te fëmijët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ndikon teknologjia te fëmijët?
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’DUHET TË DISH
  • Ç’MUND TË BËSH
  • A e përdor fëmija yt Internetin?
    Zgjohuni!—2008
  • Fëmijët dhe smartphoni—Pjesa 1: A duhet të ketë smartphone fëmija im?
    Ndihmë për familjen
  • Mbroje fëmijën nga pornografia
    Ndihmë për familjen
  • Fëmijët dhe smartphoni—Pjesa 2: Mësoje fëmijën ta përdorë me mençuri smartphonin
    Ndihmë për familjen
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 2 f. 7-9
Fëmijë të moshave të ndryshme kalojnë kohën me pajisje elektronike në vend që të luajnë me lodra ose të bëjnë sport.

Si ndikon teknologjia te fëmijët?

Fëmijët sot janë aq mjeshtra në përdorimin e teknologjisë, sa shpesh quhen «vendës dixhitalë». Kurse të rriturit, që nuk janë edhe aq të zotë me teknologjinë, quhen «emigrantë dixhitalë».

Nga ana tjetër, disa kanë vënë re se të rinjtë që harxhojnë shumë kohë online, kanë prirjen . . .

  • të krijojnë varësi nga pajisjet elektronike.

  • të përfshihen në bullizëm kibernetik.

  • të ekspozohen ndaj pornografisë, me ose pa dëshirë.

Ç’DUHET TË DISH

Një djalë i vogël me smartfon në dorë, mbyll i nervozuar derën e dhomës së tij, ndërsa mamaja kalon aty pranë.

VARËSIA

Disa aktivitete që bëhen online, si p.sh. lojërat, të krijojnë shumë varësi, dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Sipas librit Reclaiming Conversation, «aplikacionet në telefonat tanë janë dizenjuar që të mos shqitemi nga telefoni». Sa më shumë t’i shohim reklamat brenda aplikacioneve, aq më fitimprurës jemi për reklamuesit.

PËR TË MENDUAR: A i përdorin pa kriter fëmijët e tu pajisjet elektronike? Si t’i ndihmosh që ta shfrytëzojnë më mirë kohën?—EFESIANËVE 5:15, 16.

BULLIZMI KIBERNETIK

Kur janë online, disa njerëz kanë prirjen të jenë më agresivë, më vulgarë dhe më të pandjeshëm për ndjenjat e të tjerëve—tipare që ushqejnë bullizmin.

Disa i keqpërdorin mediat sociale si pasojë e dëshirës së tepruar për vëmendje dhe popullaritet. Ose, nëse dikush merr vesh që në ndonjë mënyrë nuk e kanë përfshirë, p.sh. sheh që nuk e kanë ftuar në një festë, mund t’i duket sikur po e bullizojnë.

PËR TË MENDUAR: A i përdorin fëmijët e tu normat e mirësjelljes online? (Efesianëve 4:31) Sa mirë e menaxhojnë ndjenjën e mënjanimit?

PORNOGRAFIA

Sot Interneti t’i servir në pjatancë materialet e ndyra. Prindërit duhet të kuptojnë se filtrat ndihmojnë, ama nuk garantojnë mbrojtje të plotë.

Sexting—dërgimi ose marrja e pamjeve a mesazheve me përmbajtje të qartë seksuale, zakonisht nëpërmjet smartfonit—mund të ndiqet penalisht. Në disa raste, në varësi të ligjeve të vendit dhe të moshës, njerëzit që përfshihen në sexting, mund të përballen me akuzën për shpërndarje të materialeve pornografike te të miturit.

PËR TË MENDUAR: Si t’i ndihmosh fëmijët t’i rezistojnë tundimit për të parë ose dërguar online pamje me përmbajtje të qartë seksuale?—EFESIANËVE 5:3, 4.

Ç’MUND TË BËSH

STËRVITI FËMIJËT

Ndonëse «vendësit dixhitalë» e kanë në majë të gishtave teknologjinë, përsëri kanë nevojë për drejtim. Libri Indistractable thotë se t’i japësh fëmijës një smartfon ose një pajisje tjetër para se të jetë i aftë ta përdorë siç duhet, është «po aq e papërgjegjshme sa ta lësh të hidhet me kokë në pishinë, kur nuk di not».

PARIM NGA BIBLA: «Stërvite fëmijën në udhën që duhet të ndjekë; edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.»—PROVERBAT 22:6, SHËNIMI.

Zgjidh sugjerimet që ke dëshirë të zbatosh ose shkruaj idetë e tua.

  • Të flas me fëmijën tim për normat e mirësjelljes online

  • Ta ndihmoj të menaxhojë ndjenjën e mënjanimit

  • Të bllokoj sa më shumë të jetë e mundur materialet e papërshtatshme

  • T’i kontrolloj rregullisht telefonin

  • T’i caktoj një limit kohe përdorimi në ditë

  • Të mos e lejoj ta marrë në dhomën e gjumit pajisjen elektronike gjatë natës

  • Të mos i përdorë askush pajisjet elektronike gjatë vakteve

PYETJE PËR DISKUTIM PËR PRINDËRIT

  • A përdorim një pajisje elektronike si dado që të kujdeset për fëmijën tonë?

  • A i nevojitet një pajisje me akses në Internet? Nëse po, pse?

  • A na e mban xhepi t’i blejmë pajisje me akses në Internet?

  • Si ka treguar ai se ka vetëkontroll?

  • Si ka treguar se mban përgjegjësi për veprimet e tij?

  • Çfarë rregullash do të vëmë?

  • Si ta ndihmojmë të balancojë kohën që kalon me pajisjet elektronike në raport me aktivitetet e tjera?

    PARIM NGA BIBLA: ‘Njerëzit e pjekur kanë stërvitur aftësinë dalluese, që të dallojnë si të drejtën, edhe të gabuarën.’—HEBRENJVE 5:14.

Loreta dhe Davidi.

«Pse duan telefon fëmijët e tu? Si e përdorin telefonin tënd? Çfarë faqesh vizitojnë? Çfarë lojërash luajnë? Sa kohë e përdorin? Testoje pjekurinë dhe vetëkontrollin e fëmijëve para se t’u japësh një pajisje.»​—LORETA ME BASHKËSHORTIN, DAVIDIN

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo