BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g22 nr. 1 f. 4-6
  • 1 | Ruaj shëndetin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 | Ruaj shëndetin
  • Zgjohuni!—2022
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’duhet të dish
  • Ç’mund të bësh
  • Sugjerime për një shëndet më të mirë
    Zgjohuni!—2015
  • Si ta përballosh një sëmundje të papritur
    Tema të tjera
  • Si ta ruani shëndetin
    Zgjohuni!—1999
  • Shëndeti fizik
    Zgjohuni!—2019
Shih më tepër
Zgjohuni!—2022
g22 nr. 1 f. 4-6
Larmi ushqimesh të shëndetshme në një tavolinë.

BOTA NË KAOS

1 | Ruaj shëndetin

PSE KA RËNDËSI

Krizat ose katastrofat mund të ndikojnë negativisht te shëndeti i njerëzve, në mënyrë direkte ose indirekte.

  • Vështirësitë shkaktojnë stres te njerëzit dhe, kur ai zgjat, i bën më të prirur për t’u sëmurur.

  • Katastrofat mund të ndikojnë te sistemet shëndetësore dhe si pasojë të kufizojnë kapacitetin e tyre.

  • Krizat ndikojnë te gjendja financiare e njerëzve, duke ua bërë të vështirë të blejnë edhe gjërat e domosdoshme, si ushqimet ose ilaçet.

Ç’duhet të dish

  • Sëmundjet e rënda dhe stresi mendor mund të ndikojnë tek aftësia për të gjykuar, e kështu mund të neglizhohen zakonet e shëndetshme. Si pasojë, mund të sëmuremi edhe më shumë.

  • Problemet shëndetësore të lëna pas dore mund të përkeqësohen e madje të kërcënojnë jetën.

  • Kur e ruan shëndetin je më në gjendje të marrësh vendime të mençura gjatë periudhave të vështira.

  • Pavarësisht gjendjes ekonomike, mund të ndjekësh disa hapa praktikë për të ruajtur shëndetin.

Ç’mund të bësh

Sa herë është e mundur, një njeri i mençur shqyrton rreziqet e mundshme dhe merr masa parandaluese. I njëjti parim vlen edhe për shëndetin. Higjiena e mirë ul rrezikun ndaj sëmundjeve ose nuk lejon që gjendja të rëndohet. Të parandalosh, është më mirë se të kurosh.

«Duke mbajtur të pastër veten dhe ambientin ku jetojmë, nuk harxhojmë më kot për vizita mjekësore dhe ilaçe.»—Andrea.a

a Në këtë revistë, disa emra janë ndryshuar.

ÇFARË TË BËSH—Sugjerime të dobishme

Kur bota është në kaos, ruaj shëndetin duke ndjekur këta hapa praktikë

MBAJ NJË HIGJIENË TË MIRË

Një burrë lan duart me ujë e sapun në oborr.

Mbaj një higjienë të mirë

Bibla thotë: «Mendjemprehti e dallon rrezikun dhe fshihet.» (Proverbat 22:3) Parapriju dhe shmang rreziqet e mundshme të shëndetit.

  • Laji duart shpesh me ujë dhe sapun, sidomos para se të prekësh ushqimin ose pasi ke përdorur tualetin.

  • Pastro dhe dezinfekto rregullisht shtëpinë, veçanërisht sipërfaqet dhe objektet që preken më shumë.

  • Nëse është e mundur, shmang kontaktin e ngushtë me personat që kanë sëmundje ngjitëse.

HA SHËNDETSHËM

Larmi ushqimesh të shëndetshme në një tavolinë.

Ha shëndetshëm

Bibla thotë: «Asnjë burrë nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të.» (Efesianëve 5:29) Tregojmë se e duam trupin tonë, kur bëjmë kujdes çfarë fusim në të.

  • Pi ujë mjaftueshëm.

  • Konsumo larmi frutash dhe perimesh.

  • Kufizo sasinë e yndyrnave, të kripës dhe të sheqernave.

  • Mos pi duhan dhe mos abuzo me alkoolin e drogat.

«Që të mos sëmuremi, përpiqemi të hamë shëndetshëm. Kështu, në vend që t’i harxhojmë ato pak para që kemi për mjekë dhe ilaçe, i përdorim për të blerë ushqime të shëndetshme.»—Karlosi.

BËJ FIZKULTURË DHE PUSHO MJAFTUESHËM

Një burrë bën vrap të lehtë në një rrugë të pashtruar.

Bëj fizkulturë

Bibla thotë: «Është më mirë të kesh një grusht me pushim, sesa dy grushte me mund dhe të rropatesh pas erës.» (Eklisiastiu 4:6) Është e nevojshme të gjejmë ekuilibrin mes punës dhe pushimit.

  • Merru me aktivitet fizik. Mund të fillosh duke bërë rregullisht ecje. Aktiviteti fizik mund të ta përmirësojë shëndetin edhe nëse je i moshuar, me nevoja të veçanta ose i kufizuar nga ndonjë sëmundje kronike.

  • Një vajzë që dremit.

    Pusho mjaftueshëm

    Pusho mjaftueshëm. Mungesa e gjumit, brenda një kohe të shkurtër mund të ta shtojë stresin dhe të të ulë përqendrimin. Me kalimin e kohës mund të të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.

  • Vendos një orar të arsyeshëm se kur do të biesh për të fjetur dhe zbatoje. Përpiqu të flesh dhe të zgjohesh në të njëjtin orar çdo ditë.

  • Shmang shikimin e televizorit dhe përdorimin e pajisjeve elektronike kur je në krevat.

  • Para se të flesh, shmang vaktet e rënda, kafeinën dhe alkoolin.

«Kam kuptuar se gjumi më ndikon shumë te shëndeti. Nëse nuk fle sa duhet, ndonjëherë kam dhimbje koke dhe trupi. Por, kur fle mjaftueshëm, ndiej se jam gati për të përballuar një ditë të re. Jam plot energji dhe sëmurem shumë më rrallë.»—Xhastini.

Skenë nga videoja «Përballja me viruset—Mbro veten dhe të tjerët». Një grua i hap derën e shtëpisë së saj një grimce virusi.

MËSO MË SHUMË. Shih videon Përballja me viruset—Mbro veten dhe të tjerët. Gjithashtu lexo artikullin Sugjerime për një shëndet më të mirë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo