BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g22 nr. 1 f. 13-15
  • 4 | Ruaj shpresën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4 | Ruaj shpresën
  • Zgjohuni!—2022
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PSE KA RËNDËSI
  • Ç’duhet të dish
  • Ç’mund të bësh
  • Bibla ofron shpresë të vërtetë
  • Ku mund të gjej shpresë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
  • Ku të gjejmë shpresë gjatë 2024-s?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Zgjohuni!—2022
g22 nr. 1 f. 13-15
Një Bibël e hapur pranë një vazoje me lule.

BOTA NË KAOS

4 | Ruaj shpresën

PSE KA RËNDËSI

Ankthi për shkak të kaosit që na rrethon, mund të na sfilitë fizikisht dhe emocionalisht. Shumë njerëz të prekur nga kjo situatë, s’kanë fije shprese për të ardhmen. Nga duket kjo?

  • Disa as që duan të mendojnë për të ardhmen.

  • Të tjerë përpiqen ta mbysin ankthin duke iu drejtuar alkoolit ose drogës.

  • Ka edhe nga ata që, duke mos gjetur arsye për të jetuar, e shohin vdekjen si të vetmen zgjidhje.

Ç’duhet të dish

  • Disa nga problemet me të cilat përballesh, mund të jenë të përkohshme dhe të ndryshojnë papritur për mirë.

  • Edhe nëse situata nuk rregullohet, prapë ka gjëra që mund të të ndihmojnë ta përballosh.

  • Bibla siguron një shpresë të vërtetë—një zgjidhje të përhershme për problemet e njerëzimit.

Ç’mund të bësh

Bibla thotë: «Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjaftojnë hallet e veta.»—Mateu 6:34.

Merri ditët një nga një. Mos lejo që ankthi për të nesërmen të të pengojë të përmbushësh përgjegjësitë e sotme.

Meraku për gjërat e këqija që mund të ndodhin, thjesht të streson më shumë dhe ta venitë shpresën për një të ardhme më të mirë.

ÇFARË TË BËSH—Sugjerime të dobishme

PËRQENDROHU TE GJËRAT POZITIVE

Një grua vështron jashtë dritares e kënaqur.

Bibla thotë: «Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit, por kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë.» (Proverbat 15:15) Qëndrimi negativ mund të të pengojë të shohësh zgjidhjet e mundshme të një situate. Ndërsa, qëndrimi pozitiv mund të të ndihmojë të gjesh mënyra për ta zgjidhur atë.

  • Mos u kushto tepër kohë dhe vëmendje lajmeve.

  • Në fund të çdo dite shkruaj dy ose tri gjëra për të cilat je mirënjohës.

  • Bëj një listë të gjërave që mund të bësh vetëm në një ditë. Ato që kërkojnë shumë punë, ndaji në detyra më të vogla që, në fund të ditës, të shikosh rezultatet e përpjekjeve të tua.

KËRKO NDIHMË

Një i moshuar po ngushëllon një burrë më të ri.

Bibla thotë: «Kush veçohet, . . . përbuz gjithë mençurinë praktike.» (Proverbat 18:1) Nga një gropë e thellë nuk del dot pa ndihmën e dikujt.

  • Kërko ndihmën e familjes ose të miqve.

  • Gjithashtu mendo për mënyra se si mund t’i ndihmosh. Të bësh për të tjerët, të ndihmon t’i shohësh problemet më me ekuilibër.

  • Nëse ndihesh aq i pashpresë sa thua se nuk ia vlen më të jetosh, mendo të bësh një konsultë te mjeku. Ndonjëherë një dëshpërim i tillë është simptomë e një çrregullimi shëndetësor, si për shembull e depresionit. Shumë njerëz janë ndier më mirë kur kanë marrë një trajtim mjekësor.a

a Zgjohuni! nuk përkrah ndonjë trajtim mjekësor në veçanti.

Bibla ofron shpresë të vërtetë

Një psalmist i kohëve të lashta iu drejtua në lutje Perëndisë: «Fjala jote është llambë për këmbët e mia, është dritë për shtegun tim.» (Psalmi 119:105) Shiko se si Bibla—Fjala e Perëndisë—është vërtet e tillë.

Në një natë të errët, një llambë na ndihmon të shohim ku t’i hedhim këmbët. Po njësoj, këshillat praktike të Biblës janë ndihmë përballë vendimeve të vështira.

Një dritë e ndriçon shtegun tonë që të shohim se çfarë shtrihet para nesh. Në të njëjtën mënyrë, Bibla hedh dritë mbi ngjarjet që na presin në të ardhmen.

Bibla është një libër i shenjtë që, përveçse zbulon si nisi historia e njerëzimit, flet edhe për një shpresë të vërtetë për të ardhmen. Ajo u përgjigjet këtyre pyetjeve:

Si?

Si filluan vuajtjet: Bibla thotë se «mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar».—Romakëve 5:12.

Pse?

Pse qeveritë nuk ia kanë dalë të zgjidhin problemet tona: Bibla thotë se «njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij». (Jeremia 10:23) Po t’i hedhim një sy botës sot, e kuptojmë sa të vërteta janë këto fjalë.

Çfarë?

Çfarë do të bëjë Perëndia për t’i ndrequr problemet: Bibla tregon se «ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje».—Zbulesa 21:4.

Skenë nga videoja «Pse ta studiosh Biblën?» Një grua i tregon burrit diçka që po lexon në Bibël.

MËSO MË SHUMË. Shih videon Pse ta studiosh Biblën?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo