BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g23 nr. 1 f. 6-8
  • Oqeanet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Oqeanet
  • Zgjohuni!—2023
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë po ndodh me oqeanet?
  • Planeti ynë: I projektuar për të mbijetuar
  • Çfarë po bëhet?
  • Çfarë shprese jep Bibla?
  • «Pasuritë e bollshme të deteve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2023
  • Pse është i kripur deti?
    Zgjohuni!—2006
  • Planeti i jetës
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Zgjohuni!—2023
g23 nr. 1 f. 6-8
Një palombar noton në oqean i rrethuar nga peshq shumëngjyrësh, korale dhe alga deti.

Georgette Douwma/Stone via Getty Images

A DO TË MBIJETOJË PLANETI YNË?

OQEANET

OQEANET sigurojnë jo vetëm një pjesë të mirë të ushqimit që konsumojmë, por edhe shumë përbërës të nevojshëm për përgatitjen e medikamenteve. Ato prodhojnë më shumë se gjysmën e oksigjenit të botës, si dhe thithin dyoksidin e karbonit që çlirohet nga aktiviteti njerëzor. Përveç këtyre, ndikojnë edhe te klima.

Çfarë po ndodh me oqeanet?

Ndryshimet klimatike vënë në rrezik shkëmbinjtë koralorë, butakët dhe gjallesa të tjera detare. Shkencëtarët parashikojnë se thuajse të gjitha koralet—të cilat mbështetin jetën e afro 1/4 së gjallesave të njohura detare—rrezikojnë të zhduken brenda 30 viteve të ardhshme.

Ekspertët llogaritin se shumica e zogjve që e sigurojnë ushqimin nga deti mund të kenë ngrënë plastikë. Gjithashtu mendohet se plastika e oqeaneve vret çdo vit miliona kafshë deti.

«Nuk jemi kujdesur fare për oqeanet,—tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në vitin 2022,—dhe sot po përballemi me atë që do ta quaja emergjencë për situatën e oqeaneve.»

Planeti ynë: I projektuar për të mbijetuar

Oqeanet dhe jeta në to janë projektuar për t’u mbajtur vetë të pastra e të shëndetshme, nëse nuk mbingarkohen nga ndotja e njeriut. Një libër shpjegon se, kur njerëzit nuk i ndotin oqeanet, «ato janë në gjendje të vetëpastrohen». (Regeneration: Ending the Climate Crisis in One Generation) Të shqyrtojmë disa shembuj:

  • Organizma të vockla të quajtura fitoplankton konsumojnë dhe grumbullojnë dyoksid karboni, gazi kryesor që mendohet se shkakton ngrohjen globale. Vetëm fitoplanktoni grumbullon të njëjtën sasi dyoksidi karboni që do të grumbullonin të gjitha pemët dhe bimët e tjera që rriten në tokë.

  • Bakteret ushqehen me mbetjet e peshqve të ngordhur, që përndryshe do të ndotnin oqeanin. Pastaj këto baktere bëhen ushqim për krijesa të tjera detare. Ky ndërveprim «i mban oqeanet të pastra», sipas portalit për oqeanet të Institutit Smithsonian.

  • Shumë krijesa të oqeaneve përdorin sistemin e tyre tretës për të shndërruar ujërat acide të oqeaneve—të cilat dëmtojnë koralet, butakët dhe gjallesa të tjera—në ujëra të shëndetshme alkaline.

    A E DINI?

    Bari i detit dhe shëndeti i oqeaneve

    Një prerje tërthore që tregon dallgë teksa i afrohen bregut. Mund të shihen fundi i oqeanit, bari i detit dhe krijesa të tjera detare. Ndërsa dallgët i afrohen bregut, bari i detit redukton përmasat dhe shpejtësinë e dallgëve, si dhe heq sedimentin nga uji. Peshqit dhe krijesa të tjera detare gëlojnë mes barit të detit. Uji që arrin në breg është i pastër, ndërsa dallgët janë më të vogla.

    Bari i detit bën që sedimenti të mos lëvizë, duke i dhënë stabilitet fundit të oqeanit. Ai i mban të shëndetshme koralet dhe mbron brigjet duke reduktuar intensitetin e dallgëve dhe duke parandaluar erozionin e tokës.

Çfarë po bëhet?

Kolazh: 1. Një burrë zbraz në banakun e kuzhinës pazarin që ka në një çantë të ripërdorshme. 2. Një grua mbush një shishe të ripërdorshme te lavamani i kuzhinës.

Përdorimi i çantave dhe i shisheve të ripërdorshme mund t’i kontribuojë reduktimit të mbetjeve plastike në oqeane

Nëse mbeturinat nuk përfundojnë kurrë në oqeane, asnjëherë nuk do të na duhet t’i pastrojmë. Prandaj ekspertët i sensibilizojnë njerëzit të përdorin çanta, mjete dhe kontenierë të ripërdorshëm, në vend të produkteve plastike njëpërdorimshe.

Por nuk mjafton vetëm kaq. Kohët e fundit, gjatë një viti, një organizatë ambientaliste mblodhi mbi 8.000 tonë plehra që dallgët kishin nxjerrë në 112 vende. Gjithsesi, kjo ishte vetëm 1/1.000 e plehrave që hidhen në oqeane çdo vit.

Revista National Geographic raportoi se «acidifikimi [i oqeaneve] që ka ndodhur deri më sot ka shumë të ngjarë të jetë i pakthyeshëm». Njerëzit po përdorin kaq shumë lëndë djegëse natyrore, sa kafshët detare nuk ia dalin dot të bëjnë një ndër gjërat për të cilën janë projektuar, të mbajnë pastër oqeanet.

Çfarë shprese jep Bibla?

«Toka është plot e përplot me ato që bëre ti! Në detin e madh e të paanë gëlojnë e s’kanë të numëruar krijesa të vogla e të mëdha.»—Psalmi 104:24, 25.

Krijuesi ynë i projektoi oqeanet dhe aftësinë e tyre për t’u vetëpastruar. Shqyrto: përderisa ai i njeh kaq mirë detet dhe jetën në to, a nuk është e arsyeshme të besojmë se është në gjendje të zhbëjë dëmin që u është bërë oqeaneve?! Shih artikullin «Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë», në faqen 15.

MËSO MË SHUMË

Disa balena pilot notojnë në oqean.

Blue Planet Archive/Doug Perrine

Falë një krijese detare, shkencëtarët kanë zbuluar si të heqin një lloj krustaci nga anijet e mëdha, pa përdorur substanca toksike. Lexo artikullin «Lëkura vetëpastruese e balenës pilot», në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo