BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g23 nr. 1 f. 12-14
  • Ajri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ajri
  • Zgjohuni!—2023
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë po ndodh me ajrin?
  • Planeti ynë: I projektuar për të mbijetuar
  • Çfarë po bëhet?
  • Çfarë shprese jep Bibla?
  • Ah, sikur të kishim ca ajër të pastër!
    Zgjohuni!—1996
  • Ajri i pastër dhe drita e diellit—«Antibiotikë» natyrorë?
    Zgjohuni!—2015
  • 7A Monedhat, peshat, masat
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Në shpëtim të mjedisit: A kemi pasur sukses?
    Zgjohuni!—2003
Zgjohuni!—2023
g23 nr. 1 f. 12-14
Një çift ecën në një shpat të mbuluar me dëborë dhe shohin një liqen të rrethuar nga male plot pemë, nën qiellin e kthjellët.

A DO TË MBIJETOJË PLANETI YNË?

AJRI

AJRI është jetësor, dhe jo vetëm për të marrë frymë. Ai mbron planetin tonë nga shumica e rrezeve të dëmshme të diellit. Pa ajrin, temperaturat në të gjithë botën do të binin menjëherë nën zero.

Çfarë po ndodh me ajrin?

Ndotja e ajrit përbën një kërcënim vdekjeprurës për jetën në tokë. Vetëm 1% e popullsisë së botës thith ajër që përmbush standardet e sigurisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes, kancer të mushkërive dhe sëmundje kardiovaskulare. Ai është përgjegjës për vdekjen e parakohshme të rreth 7.000.000 vetave çdo vit.

Planeti ynë: I projektuar për të mbijetuar

Planeti ynë është projektuar të sigurojë sasi të mjaftueshme ajri të pastër për të gjitha gjallesat. Por arrin ta bëjë këtë vetëm nëse njerëzit janë të kujdesshëm të mos e ndotin tepër mjedisin. Të shqyrtojmë disa shembuj:

  • Të gjithë e dimë se pyjet kanë aftësinë të thithin dyoksidin e karbonit nga ajri. Por pak janë në dijeni të faktit se mangrovat që rriten në kënetat bregdetare, mund ta bëjnë edhe më mirë këtë. Ato luajnë një rol domethënës, sepse thithin pesë herë më shumë dyoksid karboni se pyjet tropikale.

  • Studime të kohëve të fundit tregojnë se disa alga të mëdha, si alga e murrme, jo vetëm kapin dyoksidin e karbonit nga atmosfera, por edhe e zhytin në fund të oqeanit. Alga e murrme ka fshikëza ajri, falë të cilave pluskon për distanca të mëdha. Kur është larg bregut, fshikëzat çahen, dhe alga e ngarkuar me karbon fundoset në oqean. Me sa duket, qëndron aty e fundosur për shumë shekuj.

  • Aftësia e atmosferës për të marrë veten nga nivelet e dëmshme të ndotjes, u vërtetua gjatë kufizimeve të COVID-19. Më 2020, kur fabrikat dhe automjetet në të gjithë botën thuajse ndalën së ndoturi ajrin, cilësia e tij u përmirësua ndjeshëm. Sipas «Raportit Botëror të Cilësisë së Ajrit 2020», më shumë se 80% e shteteve pjesëmarrëse raportuan se kishin ajër më të pastër, pak kohë pas hyrjes në fuqi të kufizimit.

    A E DINI?

    Cilësia e ajrit mund të përmirësohet

    Një grafik i cilësisë së ajrit që tregon nivelet e grimcave të imëta (PM2,5) në Nju-Delhi, Indi. Në janar 2020, niveli 128,1, i klasifikuar si i pashëndetshëm për të gjithë, ra në gusht 2020 nën 35,5, i klasifikuar në cilësinë mesatare.

    Gjatë kufizimit të COVID-19, ndotja e ajrit nga fabrikat dhe automjetet u reduktua ndjeshëm në Nju-Delhi, Indi. Niveli i grimcave të imëta (PM2,5) u ul shpejt. Këto grimca shumë të vogla (2,5 mikron ose më të vogla) mund të shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera të rënda. Ky përmirësim ishte i përkohshëm, por vërtetoi aftësinë e atmosferës për ta marrë veten nga nivelet e dëmshme të ndotjes.

    Nju-Delhi, Indi, nga fundi i vitit 2019 i mbuluar nga një mjegull e dendur, që tregon nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

    © Amit kg/Shutterstock

    Nga fundi i vitit 2019

    Më vonë gjatë kufizimit të COVID-19, pamja është më e qartë si rezultat I reduktimit të ndotjes së ajrit.

    © Volobotti/Shutterstock

    Gjatë kufizimit COVID-19

Çfarë po bëhet?

Një burrë parkon biçikletën që ka përdorur për të shkuar në punë.

Vajtja në punë ose në shkollë me biçikletë, mund të reduktojë ndotjen e ajrit

Qeveritë vazhdojnë të sensibilizojnë industritë që të reduktojnë ndotjen e ajrit. Veç kësaj, shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë mënyra të reja për të zhbërë pasojat e ndotjes. Për shembull, kanë përdorur baktere për t’i shndërruar ndotësit në substanca jotoksike. Gjithashtu, ekspertët i këshillojnë njerëzit të ecin ose të ngasin biçikletat në vend të makinave, si dhe të përmirësojnë efiçencën e energjisë së shtëpive.

Një grua gatuan një vakt ndërsa është ulur në dyshemenë e shtëpisë së saj. Furnela e saj e vogël është e thjeshtë por prapë bën pak tym.

Disa qeveri po u mundësojnë qytetarëve soba moderne gatimi për të reduktuar ndotjen e ajrit, por për shumë njerëz janë akoma të paaksesueshme

Por nuk mjafton vetëm kaq, siç kuptohet edhe nga një raport i vitit 2022 i përpiluar nga disa agjenci ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Bankën Botërore.

Raporti pohon se, më 2020, rreth 1/3 e popullsisë së botës gatuanin kryesisht duke përdorur teknologji dhe lëndë djegëse që ndotin ajrin. Në shumë zona, njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë lëndë djegëse alternative ose nuk ua mban xhepi të blejnë soba që nuk shkaktojnë ndotje.

Çfarë shprese jep Bibla?

«Kështu thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai, Krijuesi i qiejve . . . që i shpalosi; që formoi tokën dhe gjithçka që prodhon ajo, që u jep frymëmarrje njerëzve që banojnë në të.»—Isaia 42:5.

Perëndia krijoi ajrin që thithim dhe ciklet natyrore që e pastrojnë. Veç kësaj ai ka fuqi të pafundme dhe dashuri për njerëzit. Prandaj, a duket e arsyeshme të besojmë se ai s’do të bëjë asgjë për ndotjen e ajrit?! Shih artikullin «Perëndia premton se planeti ynë do të mbijetojë».

MËSO MË SHUMË

Një pamje e planetit Tokë nga hapësira.

Si erdhi në ekzistencë atmosfera? Shih videon A u krijua universi?, në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo