Prodhimi i literaturës biblike në lavdi të Perëndisë
Dëshmitarët e Jehovait janë të mirënjohur për përdorimin e shtypit të tyre në predikimin e Mbretërisë së Perëndisë. Prej 1920-ës Shoqata Watch Tower përdor vullnetarë Dëshmitarë të Jehovait për të prodhuar revista dhe libra për shpërndarje. Kjo bëhet për të garantuar një prodhim të sigurt të literaturës me një kosto sa më të vogël që të jetë e mundur.
Gjatë 70 viteve të tjera, Shoqata e ka zhvilluar dhe zgjeruar prodhimin e vet të literaturës biblike, më parë në Brooklyn e më pas edhe në vende të tjera. E gjithë puna kryhet nga një personel i përbërë përherë e më shumë nga vullnetarë.
Nga fundi i viteve ‘70, metodat tradicionale të radhitjes dhe shtypit anonin të zhdukeshin në favor të proceseve të kompjuterizuara të fotoradhitjes dhe shtypit offset. Problemi ishte se mjetet e disponuara nga tregu mund të përdornin vetëm një numër të kufizuar gjuhësh. Ndërsa Shoqata prodhonte tashmë literaturë në rreth 160 gjuhë dhe kishte për të shtuar edhe të tjera.
Kështu që u thirrën vullnetarë për të vënë në punë një sistem shumëgjuhësh për fotoradhitjen elektronike. Rezultatet qenë mëse të kënaqshme. Mbas sondazheve teknike të nevojshme, u zhvillua një sistem i përpunimit të tekstit, i kompozimit dhe fotoradhitjes, i quajtur MEPS. Ai mund të përpunojë mbi 210 gjuhë dhe ka mundësi për të shtuar edhe të tjera.
Sot, tekstet e përkthyera përpunohen nëpërmjet sistemit MEPS në më tepër se 100 vende. Vullnetarë të ardhur nga këto vende janë stërvitur si operatorë dhe punëtorë në përdorimin e këtij sistemi. Shoqata tani shtyp revista në më shumë se 112 gjuhë në 33 vende, në pesë prej të cilëve prodhohen edhe libra dhe Bibla.
Kjo punë kërkon personel: shkrimtarë, përkthyes, korrektorë bocash, tipografë, libralidhës dhe specialistë dërgimi. Të tjerë duhet të merren me korrespondencën me kongregacionet. Të tjerë akoma kujdesen për prodhimet ushqimore, kuzhinën, pastërtinë, lavanderinë e kështu me rradhë. Janë të gjithë vullnetarë që në vende të ndryshme janë treguar të gatshëm. Në 1992, në të gjithë botën, kishte afërsisht 13.000 vullnetarë që punonin në zyra të ndryshme, fabrika, ndërtesa rezidenciale dhe ferma.
Cilët janë këta njerëz? Janë burra e gra, të martuar ose jo, të rinj e të vjetër, të gjthë Dëshmitarë të dedikuar të Jehovait. Disa e kryejnë këtë punë prej 40, 50, apo edhe 60 vjetësh. Japin mesatarisht një minimum prej 44 orësh në javë në punët që iu janë ngarkuar dhe kur duhet bëjnë të pamundurën. Në mbrëmje dhe në fundjavë i dedikohen predikimit të lajmit të mirë shtëpi më shtëpi si dhe punëve të tjera të kongregacionit.
Në të gjithë botën këtyre punëtorëve u sigurohet ushqim dhe një strehim modest në një prej ndërtesave rezidenciale të Shoqatës, të quajtura shtëpi Betel. Si shtesë marrin edhe një shpërblim të vogël për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit gjatë shërbimit të tyre si edhe për nevoja të tjera personale.
Prej 1920 këta vullnetarë kanë prodhuar mëse nëntë miliardë Bibla, revista e broshura në më tepër se 200 gjuhë, të shpërndara në mbarë botën. Bëjnë pjesën që u takon me qëllim që lajmi i mirë i përjetshëm të mund të shpallet si një sihariq në çdo komb, fis, gjuhë dhe popull.—Zbulesa 14:6, 7.
• Cilat aktivitete shtypi zhvillon Shoqata Watch Tower dhe përse?
• Kush e kryen gjithë këtë punë dhe si jetojnë?
[Figurat në faqen 24]
Vullnetarë duke kryer detyrat në lidhje me prodhimin e literaturës biblike nëpër fabrika, shtëpi, zyra dhe ferma në Brooklyn dhe Wallkill, New York, SH.B.A.
[Figurat në faqen 25]
Vullnetarë duke kryer detyra të ndryshme drejtpëdrejtë ose jo në lidhje me prodhimin e Biblave dhe literaturës biblike
Spanjë
Gjermani
Finlandë
Kanada
Danimarkë
Suedi
Afrika e Jugut
Brazil
Hollandë
Australi