Kullotja e kopesë së Perëndisë në unitet
Disa pyesin: «Si drejtohet kongregacioni botëror i Dëshmitarëve të Jehovait?» Ne u përgjigjemi: «Drejtohet sipas modelit të kongregacionit të shekullit të parë.»
Në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, Charles T. Russell dhe disa shokë morën iniciativën në përhapjen e studimit të tyre biblik nëpërmjet konferencave dhe publikimeve. Në të gjithë vendin ata që dëshironin t’i bashkoheshin kësaj vepre e konsideronin Russell-in dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë si grupin më të aftë në kryerjen e veprës së Zotërisë dhe të cilit mund t’i kërkonin këshilla në lidhje me aktivitetin e tyre.
Në 1884 Zion’s Watch Tower Society u bë ent juridik sipas ligjeve të Komonuelthit të Pensilvanisë. Ruselli dhe bashkëpunëtorë të tjerë përgjegjës patën një rol përcaktues në drejtimin e kësaj Shoqate si dhe në aktivitetet e Studentëve Biblikë. Në 1909 e transferuan selinë e tyre qendrore në Brooklyn, New York. Në rrjedhën e viteve drejtuesit e Shoqatës Watch Tower dhe të mirosur të tjerë të kualifikuar nga ana frymore, bashkëpunëtorë të ngushtë të tyre, kanë shërbyer si Trup Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait.
Trupi Udhëheqës është një grup të krishterësh të mirosur (12 në 1992), duke përfshirë edhe shtatë në këshillin drejtues të Shoqatës Watch Tower. Këta drejtojnë aktivitetin botëror të Dëshmitarëve të Jehovait. Nuk janë të frymëzuar nga Perëndia dhe si të tillë nuk janë të pagabueshëm, por besojnë në Fjalën e pagabueshme të Perëndisë si në autoritetin më të madh mbi tokë dhe kanë përvojën e një jete të jetuar në përunjësi ndaj vullnetit të Perëndisë. Secili ka një aktivitet rreth 50 vjeçar në shërbim të plotë kohor si Dëshmitarë i Jehovait.
Trupi Udhëheqës drejton gjithë sa botohet prej Shoqatës. Ajo që shkruhet bazohet mbi vërejtjet e nevojave frymore të kopesë dhe është rezultat i një studimi të devotshëm e të thellë mbi Fjalën e Perëndisë. Dora-dorës që këta njerëz vazhdojnë studimin e Biblës dhe vënë re zhvillimin përparues të qëllimeve të Perëndisë, si dhe përmbushjen e profecive në ngjarjet botërore dhe gjendjen e popullit të Perëndisë në botë, mundet hera-herës të quajnë të nevojshme, si rezultat i dritës në rritje, bërjen e disa ndryshimeve në kuptimin e disa mësimeve. Në këtë mënyrë njohuria e së vërtetës bëhet gjithnjë e më e bollshme.—Psalmi 97: 11; Proverbat 4:18; Danieli 12:4.
Trupi Udhëheqës ka emëruar një Komitet Dege, të përbërë prej tre apo më shumë njerëzish frymërisht të kualifikuar, në secilën prej gati 100 degëve të përhapura në të gjithë tokën mbikëqyrin veprën në më shumë se 200 vende dhe ishuj. Degët janë në kontakt me kongregacionet nën mbikëqyrjen e tyre. Trupi Udhëheqës është rregullisht në kontakt me Komitetet e Degëve dhe çdo vit anëtarë të tij vizitojnë degët e ndryshme për të njohur personalisht gjendjen.
Këta njerëz nuk zotërojnë mbi besimin e të tjerëve, por janë shërbëtorë që punojnë pa u lodhur, me qëllim që edhe shumë të tjerë të mund ta njohin Fjalën e Perëndisë. Nuk shërbejnë për qëllime fitimi, por nevojat e tyre materiale plotësohen si edhe për anëtarët e tjerë të familjeve Betel. Prova e shërbimit të tyre besnik shihet edhe në zellin, unitetin, normat e larta morale dhe besnikërinë ndaj mësimeve biblike të treguar prej Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën.—1. Korintasve 3:5-9; 4:1, 2; 2. Korintasve 1:24; 3:1-3; 1. Pjetrit 5:2, 3.
• Çfarë rregullimi udhëheqës u zhvillua?
• Kush shërben sot në Trupin Udhëheqës dhe cilat janë detyrat e tyre?
• Si drejtohet vepra në vende të tjera?
[Harta në faqen 26]
(Për tekstin e formatuar, shih botimin)
Zona ku Dëshmitarët e Jehovait kryejnë vullnetin e Perëndisë
[Figurat në faqen 26]
Presidentët e Shoqatës Watch Tower
C. T. Russell, 1884-1916
J. F. Rutherford, 1916-1942
N. H. Knorr, 1942-1977
F. W. Franz, 1977-
[Figurat në faqen 27]
Disa prej gati 100 zyrave të degëve ku mbikëqyret vepra botërore e Dëshmitarëve të Jehovait
Kanada
Zambia
Gjermani
Japoni
Australi
Brazil