BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 228-f. 231
  • Lutja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lutja
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nëse dikush thotë:
  • Për lutjet që dëgjon Perëndia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 228-f. 231

Lutja

Përkufizimi: Fjalë plot përnderim që ia drejtojmë me zë ose heshturazi në mendje Perëndisë së vërtetë a perëndive të rreme.

A ju duket, siç u ndodh edhe shumë të tjerëve, se lutjet tuaja nuk marrin përgjigje?

Lutjet e kujt dëgjon Perëndia?

Psal. 65:2; Vep. 10:34, 35: «O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijë çdo njeri.» «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.» (Kombësia, ngjyra e lëkurës ose gjendja ekonomike nuk kanë kurrfarë rëndësie. Përkundrazi, të rëndësishme janë motivet e zemrës dhe mënyra e jetesës.)

Luka 11:2: «Sa herë të luteni, thoni: ‘Atë, u shenjtëroftë emri yt.’» (Kujt ia drejtoni lutjet? Atit, që në Bibël mban emrin Jehova, apo «shenjtorëve»?)

Gjoni 14:6, 14: «Jezui i tha: ‘Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje. Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj.’» (A luteni në emër të Jezu Krishtit, e kështu pranoni se si njerëz mëkatarë keni nevojë që të ndërmjetësojë ai për ju?)

1 Gjon. 5:14: «Kjo është siguria që kemi tek ai: çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.» (Për të pasur këtë siguri, në fillim duhet të njihni vullnetin e Perëndisë. Pastaj, sigurohuni që kërkesat tuaja pajtohen me të.)

1 Pjet. 3:12: «Sytë e Jehovait janë mbi të drejtët dhe veshët e tij te përgjërimi i tyre, por fytyra e Jehovait është kundër atyre që bëjnë të këqija.» (A keni lënë kohë për të mësuar se çfarë thotë Jehovai në Fjalën e tij, lidhur me atë që është e mirë dhe atë që është e keqe?)

1 Gjon. 3:22: «Çdo gjë që kërkojmë, e marrim nga ai, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që janë të pëlqyeshme në sytë e tij.» (A doni vërtet t’i pëlqeni Perëndisë dhe a po përpiqeni me të gjitha forcat t’u bindeni atyre urdhërimeve që dini?)

Isa. 55:6, 7: «Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet. Thirreni ndërsa është afër. I ligu le ta lërë rrugën e tij dhe shpirtkeqi le t’i largojë mendimet e tij. Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë, dhe te Perëndia ynë, sepse do ta falë në masë të madhe.» (Me mëshirë të madhe, Jehovai i fton edhe ata që kanë bërë të këqija t’i drejtohen në lutje. Por, për të pasur miratimin e Jehovait, ata duhet të pendohen sinqerisht për udhët dhe mendimet e tyre të këqija, e të ndërrojnë rrugë.)

Ç’gjë mund t’i bëjë lutjet të papranueshme për Perëndinë?

Mat. 6:5: «Kur të luteni, mos jini si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten duke qëndruar në këmbë nëpër sinagoga dhe nëpër qoshet e udhëve të gjera, që të duken. Vërtet po ju them: ata e kanë marrë tashmë të plotë shpërblimin e tyre.» (Shih edhe Lukën 18:9-14.)

Mat. 6:7: «Kur të lutesh, mos thuaj gjithnjë të njëjtat gjëra, si bëjnë njerëzit nga bota, të cilët kujtojnë se do të dëgjohen ngaqë përdorin shumë fjalë.»

Prov. 28:9: «E pështirë është lutja e atij që e largon veshin për të mos dëgjuar ligjin [e Perëndisë].»

Mik. 3:4: «Atëherë ata do t’i thërrasin Jehovait për ndihmë, por ai s’do t’u përgjigjet. Ai do ta fshehë fytyrën e tij nga ata, për shkak të të këqijave që kryen.»

Jak. 4:3: «Ju kërkoni, e megjithatë nuk merrni, sepse kërkoni për një qëllim të gabuar, që ta shpenzoni në etjen tuaj për kënaqësi mishore.»

Isa. 42:8, DSF; Mat. 4:10, DSF: «Unë Zoti [Jehovai, BR]: ky është emri im; lavdinë time tjetërkujt s’ia jap, as nderin tim idhujve të gdhendur.» «Adhuro Zotin, Hyjin tënd [«Jehovain, Perëndinë tënd», BR] dhe shërbeji vetëm Atij.» (Shih edhe Psalmin 115:4-8, DSF.) (Lutja është një formë adhurimi. A do t’i pëlqejë Perëndisë, nëse luteni para ikonave ose shëmbëlltyrave të gdhendura?)

Isa. 8:19: «Në rast se ju thonë: ‘Drejtojuni mediumeve ose atyre që bëjnë parashikime, të cilët pëshpëritin dhe flasin me zë të ulët’, a nuk duhet që çdo njeri t’i drejtohet Perëndisë së vet? A duhet t’u drejtohemi të vdekurve për të gjallët?»

Jak. 1:6, 7: «Le të vazhdojë t’ia kërkojë me besim, pa dyshuar aspak, sepse ai që dyshon, është si një dallgë deti, që era e shtyn dhe e hedh andej-këtej. Në fakt, ai njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Jehovai.»

Për cilat gjëra është e përshtatshme të lutemi?

Mat. 6:9-13: «Ju lutuni në këtë mënyrë: ‘[1] Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. [2] Ardhtë mbretëria jote. [3] U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë. [4] Na e jep bukën për këtë ditë dhe [5] na i fal mëkatet, sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh. E [6] mos na ço në tundim, por na çliro nga i ligu.’» (Vëreni se i duhet dhënë përparësi emrit të Perëndisë dhe qëllimit të tij.)

Psal. 25:4, 5: «Më bëj të njoh udhët e tua, o Jehova, më mëso shtigjet e tua. Më bëj të eci në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim.»

Luka 11:13: «Nëse ju, edhe pse të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, aq më shumë Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!»

1 Sel. 5:17, 18: «Lutuni pa pushim. Falënderoni për çdo gjë.»

Mat. 14:19, 20: «[Jezui] mori pesë bukët e dy peshqit dhe i bekoi, duke ngritur sytë nga qielli. Pastaj theu bukët, ua shpërndau dishepujve, dhe ata ia shpërndanë turmës. Kështu, të gjithë hëngrën dhe u ngopën.»

Jak. 5:16: «Lutuni për njëri-tjetrin.»

Mat. 26:41: «Qëndroni vigjilentë dhe lutuni vazhdimisht, që të mos tundoheni.»

Filip. 4:6: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»

Nëse dikush thotë:

‘Në fillim lutu me mua, pastaj më fol për mesazhin tënd’

Mund të përgjigjesh: ‘Më vjen mirë që ju e quani shumë të rëndësishme lutjen. Edhe ne si Dëshmitarë të Jehovait lutemi rregullisht. Por mbase ju nuk e dini se ç’tha Jezui për mënyrën se si dhe kur të lutemi. A e dini se ai u tha dishepujve të tij të mos bënin lutje publike, që të tjerët të shihnin sa fetarë ishin? . . . (Mat. 6:5)’ Pastaj mund të shtosh: ‘Shikoni se ç’tha Jezui në lidhje me gjërat që duhet të vëmë në vend të parë dhe në lidhje me ato që duhet të përmendim në lutjet tona. Për këtë dua të flas me ju sot. (Mat. 6:9, 10)’

Ose mund të thuash: ‘E di se disa anëtarë të feve të tjera bëjnë kështu. Por ne si Dëshmitarë të Jehovait nuk e bëjnë, sepse Jezui i udhëzoi dishepujt e tij që ta përmbushnin veprën e tyre të predikimit në një mënyrë tjetër. Ai nuk tha: “Kur të hyni në një shtëpi, në fillim lutuni”, por tha atë që lexojmë këtu te Mateu 10:12, 13. . . . Në Mt 10 vargun 7 tregohet se për çfarë duhej të flisnin. . . . Si mund t’i ndihmojë ajo mbretëri njerëzit si ti dhe si unë? (Zbul. 21:4)’.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo