BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ed f. 10-13
  • Programet arsimore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programet arsimore
  • Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shkolla e Shërbimit Teokratik
  • Shkolla të tjera
  • A duhet të shkojë në shkollë fëmija im?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Mësojnë shkrim e lexim falë arsimimit biblik
    Zgjohuni!—2015
  • Si stërviten Dëshmitarët e Jehovait për veprën e tyre të predikimit dhe të mësimdhënies?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Ne jemi të mësuar nga Jehovai
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi
ed f. 10-13

Programet arsimore

Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur në të gjithë botën për veprën e tyre të arsimimit biblik.

PËR shkak të rëndësisë që i kushtojnë veprës së tyre të arsimimit biblik, ndokush mund të mendojë se nuk u intereson arsimimi shkollor. Por nuk është ashtu. Që të mësojë të tjerët, një mësues në fillim duhet të mësojë vetë, e kjo kërkon stërvitjen dhe arsimimin e duhur. Prandaj, përveç dobive që kanë nxjerrë nga shkolla në botë, Dëshmitarët e Jehovait për shumë vjet kanë përfituar edhe nga programet e ndryshme arsimore dhe nga shkollat e hapura nga Shoqata Watch Tower. Këto i kanë ndihmuar Dëshmitarët dhe të tjerë akoma të përmirësohen mendërisht, moralisht dhe frymësisht.

Për shembull, në shumë vende Dëshmitarëve u është dashur të përballojnë një sfidë të veçantë: të mësojnë njerëzit që kanë pasur pak ose aspak mundësi të marrin arsimimin e duhur e kështu nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë. Për të plotësuar këtë nevojë, Shoqata Watch Tower ka organizuar kurse për t’u mësuar analfabetëve shkrim e këndim.

Në Nigeri, për shembull, Dëshmitarët e Jehovait kanë organizuar kurse analfabetësh që nga në 1949-a. Në 1961-shin, me anën e kësaj mijëra nigerianë mësuan të lexojnë dhe disa regjistrime të fundit tregojnë se nga 1962-shi deri në 1994-ën, rreth 25.599 të rritur më shumë kanë mësuar shkrim e këndim në këto kurse. Një vështrim i fundit tregonte se duke e krahasuar me më pak se 50 përqind të pjesës tjetër të popullsisë, mbi 90 përqind e Dëshmitarëve të Jehovait në Nigeri dinë të lexojnë e të shkruajnë. Në Meksikë, Shoqata Watch Tower ka hapur kurse analfabetësh, që në 1946-ën. Gjatë 1994-ës, më shumë se 6.500 persona kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë. Nga 1946-a deri në 1994-ën, më shumë se 127.000 persona janë ndihmuar për të mësuar shkrim e këndim. Kurse analfabetësh janë organizuar edhe në shumë vende të tjera, si Bolivi, Kamerun, Honduras dhe Zambia.

Këto kurse për analfabetë, në të shumtën e rasteve janë nderuar nga autoritetet arsimore të vendeve ku janë mbajtur. Në Meksikë, për shembull, një asistent social shkroi: «Ju jam mirënjohës për bashkëpunimin tuaj dhe në emër të qeverisë ju jap urimet më të sinqerta për veprën tuaj fisnike e përparimtare në dobi të njerëzve, duke u çuar analfabetëve dritën e njohurisë. . . . Ju uroj suksese në veprën tuaj të arsimimit.»

Shkolla e Shërbimit Teokratik

Duke qenë se i kushtojnë një rëndësi të madhe veprës së tyre të arsimimit biblik, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të përmirësojnë aftësinë e tyre për t’u shpjeguar të tjerëve mësimet biblike. Për sigurimin e kësaj ndihme, në secilin nga më shumë se 75.000 kongregacione në mbarë botën, mbahet çdo javë një mbledhje e quajtur Shkolla e Shërbimit Teokratik. Të gjithë ata që janë regjistruar, qofshin Dëshmitarë apo jo, mbajnë me radhë para auditorit një fjalim të shkurtër me temë të zgjedhur që më parë. Pavarësisht nga mosha, studentët marrin këshilla nga një mësues, me qëllim që të stërviten në aftësitë e leximit dhe shpjegimit publik. Edhe më të rinjtë, sapo mësojnë të lexojnë, mund të regjistrohen dhe të stërviten, gjë që tregon se është e dobishme për ta edhe në fusha të tjera, duke përfshirë edhe shkollën. Shumë mësues kanë vërejtur se nxënësit Dëshmitarë shprehen shumë bukur.

Përveç kësaj, çdo kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait inkurajohet të ketë në Sallën e vet të Mbretërisë ose në vendin ku mblidhet një bibliotekë me manuale për studim biblik, fjalorë dhe vepra të tjera konsultuese. Kjo bibliotekë është në dispozicion të të gjithë atyre që frekuentojnë mbledhjet në Sallën e Mbretërisë. Në kongregacionet e tyre inkurajohet shumë leximi dhe çdo familje ngjashëm inkurajohet të ketë një bibliotekë familjare me një gamë të gjerë botimesh për të përmbushur nevojat e fëmijëve dhe të të rriturve.

Shkolla të tjera

Shoqata Watch Tower ka hapur edhe shkolla për stërvitjen e misionarëve burra e gra, si dhe shkolla për stërvitjen e burrave që kanë përgjegjësi shërbimi në kongregacionet lokale. Këto shkolla janë një provë tjetër se Dëshmitarët e Jehovait i kushtojnë rëndësi të madhe arsimimit.

[Diçitura në faqen 13]

Në kongregacionet e tyre inkurajohet shumë leximi dhe çdo familje ngjashëm inkurajohet të ketë një bibliotekë familjare me një gamë të gjerë botimesh

[Figura në faqen 12]

Në Shkollën e Shërbimit Teokratik studentët stërviten në leximin dhe shpjegimin publik

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo