BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ie f. 3-4
  • A ka jetë pas vdekjes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ka jetë pas vdekjes?
  • Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një pyetje, shumë përgjigje
  • Një temë e përhapur
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë besojnë njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A ka jetë pas vdekjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • A është i pavdekshëm shpirti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Sa i fortë është besimi yt te ringjallja?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Shih më tepër
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
ie f. 3-4

A ka jetë pas vdekjes?

«Ka shpresë edhe për një pemë. Madje, nëse pritet, do të mugullojë prapë . . . Nëse një burrë i fuqishëm vdes, a mund të jetojë përsëri?»​—MOISIU, NJË PROFET I LASHTË.

1-3. Si kërkojnë ngushëllim shumë persona, kur ju vdes një njeri i dashur?

NË NJË shtëpi funerali në qytetin e Nju Jorkut, miqtë dhe familjarët, të heshtur kalojnë pranë arkivolit të hapur. Vështrimi i tyre është ngulur në trupin e një djaloshi 17-vjeçar. Shokët e shkollës mezi e njohin. Flokët i janë rralluar nga kimioterapia; për shkak të kancerit ka rënë shumë në peshë. A mund të jetë me të vërtetë ai shoku i tyre? Vetëm disa muaj më parë, ai ishte plot ide, pyetje, energji, plot jetë! Nëna zemërplasur e djaloshit përpiqet të gjejë shpresë dhe ngushëllim në idenë se, sidoqoftë, djali i saj jeton ende. E mbytur në lot, ajo përsërit vazhdimisht atë që i kanë mësuar: «Tomi është më i lumtur tani. Perëndia donte që Tomi të ishte me të në qiell.»

2 Rreth 11.000 km larg, në Jamnagar, në Indi, tre djemtë e një biznesmeni 58-vjeçar, ndihmojnë për të vendosur kufomën e babait të tyre në një turrë drush. Në diellin e ndritshëm të mesditës, djali më i madh fillon procedurën e djegies së kufomës, duke ndezur kërcujtë e druve me një pishtar, duke derdhur një përzierje erëzash erëkëndshme dhe temjan mbi trupin e pajetë të babait të tij. Kërcëllima e zjarrit mbytet nga thirrjet e përsëritura të mantras sanskritishte të Brahmas, që do të thotë: «Vazhdoftë shpirti që nuk vdes kurrë, në përpjekjet e tij për t’u bërë një me realitetin e fundit.»

3 Ndërsa tre vëllezërit vëzhgojnë djegien, në heshtje pyesin veten: «A besoj në jetën pas vdekjes?» Duke qenë se janë arsimuar në pjesë të ndryshme të botës, ata japin përgjigje të ndryshme. Më i riu ndihet i sigurt se babai i tyre i dashur do të rimishërohet në një jetë me pozitë më të lartë. Vëllai i mesëm beson që të vdekurit janë në një gjendje gjumi, krejt të pavetëdijshëm. Kurse, më i madhi përpiqet të pranojë thjesht realitetin e vdekjes, sepse ai mendon se asnjë nuk mund të dijë me siguri se ç’na ndodh kur vdesim.

Një pyetje, shumë përgjigje

4. Cila pyetje e ka shqetësuar njerëzimin për shekuj?

4 A ka jetë pas vdekjes? Është një pyetje që ka ngacmuar njerëzimin për mijëvjeçarë. «Edhe teologët vihen në pozitë të vështirë kur janë përballë kësaj pyetjeje»,​—thotë Hans Kyng, një studiues katolik. Përgjatë shekujve, njerëzit, në çdo shoqëri, kanë menduar shumë në lidhje me këtë çështje dhe ka përgjigje të shumta.

5-8. Çfarë mësojnë fe të ndryshme rreth jetës pas vdekjes?

5 Shumë nga ata që pohojnë se janë të krishterë besojnë në jetën në qiell dhe në ferr. Hinduistët, nga ana tjetër, besojnë në rimishërimin. Duke komentuar mbi pikëpamjen myslimane, Amir Muavija, një asistent në një qendër fetare Islamike, thotë: «Ne besojmë se do të ketë një ditë gjykimi pas vdekjes, kur ti shkon para Perëndisë, Allahut, e cila do të jetë tamam si të dalësh para një gjykate.» Sipas besimit islamik, Allahu, atëherë, do të vlerësojë mënyrën e jetës së secilit dhe pastaj do ta dorëzojë ose në parajsë, ose në ferrin e zjarrtë.

6 Në Sri Lanka, si budistët, ashtu edhe katolikët, kur në familjen e tyre ndodh një vdekje, i lënë dyert dhe dritaret hapur krejtësisht. Është ndezur një llampë me vaj dhe arkivoli është vënë në një mënyrë të tillë që këmbët e të vdekurit të jenë përballë derës kryesore. Ata besojnë se këto procedura lehtësojnë daljen e frymës apo shpirtit të të vdekurit nga shtëpia.

7 Ronald M. Bernt nga Universiteti i Australisë Perëndimore thotë se, aborigjenët e Australisë besojnë që «qeniet njerëzore janë frymësisht të pashkatërrueshme». Disa fise afrikane besojnë që pas vdekjes, njerëzit e zakonshëm bëhen fantazma, kurse individët e shquar bëhen frymëra të të parëve, të cilëve do t’u jepet nderim dhe do t’u drejtohen lutje përgjëruese si udhëheqës të padukshëm të bashkësisë.

8 Në disa vende, besimet në lidhje me shpirtrat e supozuar të të vdekurve janë një kombinim i traditave lokale dhe të të quajturit krishterim. Për shembull, mes shumë katolikëve dhe protestantëve në Afrikën Perëndimore, është zakon mbulimi i pasqyrave kur dikush vdes, kështu që asnjeri të mos ketë mundësi të vështrojë në to dhe të shohë frymën e personit të vdekur. Pastaj, 40 ditë pas vdekjes së njeriut të dashur, familja dhe miqtë kremtojnë ngritjen e shpirtit në qiell.

Një temë e përhapur

9, 10. Mbi ç’besim themelor janë në një mendje shumë fe?

9 Për pyetjet që lindin në lidhje me atë se ç’ndodh kur ne vdesim, ka aq përgjigje sa ka edhe zakone e besime të popujve që i japin ato. Megjithatë, shumica e feve janë në një mendje mbi një ide themelore: diçka brenda një personi; një shpirt, një frymë, një fantazmë, është e pavdekshme dhe vazhdon të jetojë pas vdekjes.

10 Besimi në pavdeksinë e shpirtit është pothuajse universal për mijra fe dhe sekte të të ashtuquajturit krishterim. Është, gjithashtu, një doktrinë zyrtare për judaizmin. Në hinduizëm ky besim është vetë themeli i mësimit të rimishërimit. Myslimanët besojnë që shpirti vjen në jetë me trupin, por vazhdon të jetojë pasi trupi vdes. Besime të tjera, animizmi afrikan, shintoizmi si edhe budizmi, mësojnë variacione mbi po këtë temë.

11. Çfarë mendimi kanë disa studiues në lidhje me idenë e një shpirti të pavdekshëm?

11 Disa kanë një pikëpamje të kundërt, që jeta e vetëdijshme përfundon në vdekje. Këtyre personave, ideja se jeta emocionle dhe intelektuale vazhdon në një shpirt të largët e hije, të ndarë nga trupi, u duket e paarsyeshme. Shkrimtari dhe studiuesi spanjoll i shekullit të 20-të, Migel Unamuno, shkruan: «Të besosh në pavdekësinë e shpirtit do të thotë të dëshirosh që shpirti të jetë i pavdekshëm, por këtë ta dëshirosh me një ngulmim të tillë saqë kjo dëshirë ta bëjë një person që të shpërfillë arsyen dhe të bëhet irracional.» Midis atyre që refuzojnë të besojnë në pavdekshmërinë individuale janë filozofët e njohur të lashtësisë, Aristoteli dhe Epikuri, mjeku Hipokrati, filozofi skocez David Hume, dijetari arab Averroës dhe kryeministri i parë i Indisë, pas pavarësisë, Javaharlal Nehru.

12, 13. Çfarë pyetjesh të rëndësishme ngrihen rreth mësimit të pavdekësisë së shpirtit?

12 Lind pyetja, a kemi me të vërtetë një shpirt të pavdekshëm? Nëse shpirti në të vërtetë nuk është i pavdekshëm, atëhere, si ka mundësi që një mësim i tillë i rremë është pjesë përbërëse e shumicës së feve sot? Kur lindi kjo ide? Nëse shpirti, faktikisht, pushon së ekzistuari pas vdekjes, çfarë shprese mund të ketë, atëherë, për të vdekurit?

13 A mund të gjejmë përgjigje të vërteta dhe të kënaqshme për pyetje të tilla? Po! Këtyre pyetjeve dhe të tjerave, do t’u jepet përgjigje në faqet që vijojnë. Në fillim le të shqyrtojmë se si ka lindur doktrina e pavdekësisë së shpirtit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo