BARZILAI
[prej hekuri].
1. Meholatit; i biri, Adrieli, u martua me Merabën, të bijën e Saulit.—1Sa 18:19; 2Sa 21:8.
2. Një galadit i pasur, «njeri shumë i madh» nga Rogelimi. Barzilai ishte një nga tre burrat që ndihmuan Davidin dhe ushtrinë e tij me ushqime dhe shtretër gjatë rebelimit të Absalomit. (2Sa 17:27-29) Kur Davidi u kthye në Jerusalem, Barzilai e shoqëroi deri në Jordan, megjithatë për shkak të moshës (siç tha edhe vetë «sot jam tetëdhjetë vjeç»), ai nuk e pranoi ftesën e Davidit për t’u bërë pjesë e oborrit mbretëror, por dërgoi në vend të tij Kimhamin. Kur u ndanë, Davidi e puthi dhe e bekoi. (2Sa 19:31-40) Pak para se të vdiste, Davidi përmendi Barzilain dhe i kërkoi Solomonit t’u tregonte dashamirësi bijve të tij e t’i vinte ‘mes atyre që hanin në tryezën e tij’.—1Mb 2:7.
3. Një prift që u martua me një nga vajzat e Barzilait, galaditit, (ka shumë të ngjarë Barzilai nr. 2) dhe mori emrin e tij. Kur pasardhësit e tij u kthyen nga mërgimi në Babiloni, nuk mundën të gjenin regjistrimet e tyre gjenealogjike, prandaj nuk mund të shërbenin si priftërinj.—Ezd 2:61, 62; Ne 7:63, 64.