BASEMATA
[e parfumuar; vaj balsami; me erëza].
1. Grua e Esaut. Ishte e bija e Elon hititit, pra ose quhej edhe Ada, ose ishte motra e kësaj të fundit. Basemata ishte «burim hidhërimi» për Isakun dhe Rebekën.—Zn 26:34, 35; 27:46; 28:8; 36:2.
2. Një grua tjetër e Esaut që ndoshta quhej edhe Mahalata. Ishte e bija e Ismaelit, birit të Abrahamit, motra e Nebajotit, pra kushërira e parë e Esaut. Esau e mori për grua pasi kuptoi që të atit nuk i pëlqenin fare gratë e tij kananite. Ajo i lindi atij një djalë, Reuelin.—Zn 28:8, 9; 36:3, 4, 10.
3. Bijë e Solomonit dhe grua e Ahimaazit, njërit prej nëpunësve të Solomonit që i siguronin ushqim.—1Mb 4:7, 15.