BEEROTITËT
[të Beerotit].
Ata me origjinë nga Beeroti ose banorët e tij. Në kohën kur izraelitët hynë në Kanaan, në atë qytet banonin hivitët. Më pas ai territor iu dha Beniaminit dhe banorët hivitë u caktuan «të bënin dru e të nxirrnin ujë». (Js 9:17, 27; 18:21, 25; shih BEEROTI.) Vrasësit e Ish-Boshethit, pra Baanahu dhe Rekabi, ishin «bij të beerotitit Rimon, nga bijtë e Beniaminit». (2Sa 4:2, 5, 9) Naharai, një nga burrat e fuqishëm të Davidit, quhet ‘beerotit’ te 2 Samuelit 23:37 dhe te 1 Kronikave 11:39.