BELAHU
1. Djali i parëlindur i Beniaminit dhe një nga pjesëtarët e shtëpisë së Jakobit që «vajtën me Jakobin në Egjipt». Ai u bë kreu i familjes së belahitëve.—Zn 46:8, 21, 26; Nu 26:38; 1Kr 7:6; 8:1-5.
2. Biri i Beorit dhe mbreti i parë i Edomit i përmendur me emër. Belahu mbretëroi në Dinabah, në kryeqytetin e tij, kohë para se Izraeli të kishte mbret.—Zn 36:31, 32; 1Kr 1:43.
3. Bir i Azazit nga fisi i Rubenit.—1Kr 5:3, 8.
4. Një variant tjetër dhe me sa duket një emër i hershëm i qytetit të Zoarit; përmendet te Zanafilla 14:2, 8 bashkë me qytete të tjera të rrafshinës.—Shih ZOARI.