BEREKIA
[i bekuar nga Jehovai].
1. Bir i Shimeas; pasardhës i Levit nga Gershomi. Asafi, biri i Berekisë, ishte drejtuesi kryesor i këngëtarëve të emëruar nga mbreti David, dhe prej tij dolën shumë breza këngëtarësh në tempull. Ai mund të ketë qenë Berekia nr. 2.—1Kr 6:39; 15:17; 25:1-9; Ezd 2:41; Ne 7:44.
2. Një nga katër derëtarët levitë për Arkën gjatë kohës kur mbretëronte Davidi. Ai mund të ketë qenë Berekia nr. 1.—1Kr 15:23, 24.
3. Biri i Meshilemotit. (2Kr 28:12) Gjatë kohës kur në Judë mbretëronte Akazi, kjo mbretëri jugore u mund keqas nga mbretëria veriore; megjithatë, kur 200.000 veta u çuan robër në Samari, Berekia dhe tre prijës të tjerë të Efraimit ndoqën pa humbur kohë këshillën e Odedit, profetit të Jehovait. Ata jo vetëm nuk i lanë fitimtarët t’i kthenin në skllevër vëllezërit e tyre, por edhe i veshën e i ushqyen robërit, si dhe i ndihmuan gjatë kthimit.—2Kr 28:6-15.
4. Pasardhës i Davidit nga Solomoni.—1Kr 3:1, 10, 20.
5. Levit që jetoi pas periudhës së mërgimit në Babiloni; biri i Asës.—1Kr 9:16.
6. Biri i Meshezabelit. Biri i Berekisë, Meshulami, punoi për rindërtimin e mureve të Jerusalemit në kohën e Nehemisë, dhe mbesa e tij u martua me të birin e Tobisë.—Ne 3:4, 30; 6:17, 18.
7. Biri i profetit Ido dhe i ati i profetit Zakaria.—Za 1:1, 7.