BEREDI
[breshër].
1. Nip i Efraimit nëpërmjet Shutelahut.—1Kr 7:20.
2. Vend në Palestinën Jugore i përmendur në tregimin për largimin e Agarës nga Saraja. Pusi i Beer-Lahai-Roit, ku u ndal Agara, ndodhej në shkretëtirë mes Beredit dhe Kadeshit, në udhën për në Shur. (Zn 16:7, 14) Shkretëtira e Shurit është një rajon në jugperëndim të Filistisë, në rrugën për në Egjipt, dhe kjo mund të tregojë se Agara po kthehej në vendlindje.—Da 15:22.