BETH-SHITAHU
[shtëpi e akacies].
Qytet në rrugën nga ia mbathën midianitët pasi u dha dërrmën gjykatësi Gideon në ultësirën e Jezreelit. (Gjy 7:22) Meqë midianitët u drejtuan për nga rajoni i Jordanit, Beth-Shitahu duhej të ishte diku në lindje a juglindje të kodrës së Morehut dhe pusit të Harodit, pranë të cilëve u zhvillua beteja. (Gjy 7:1) Sipas disave, Shatahu (Bet-Ha-Shita), rreth 4,5 km në lindje-juglindje të ʽEn-Harodit të sotëm, është vendndodhja më e mundshme dhe ruan emrin e qytetit të lashtë. Të tjerëve ky vend u duket tepër afër fushës së betejës dhe mendojnë se qyteti ndodhej më në juglindje, por nuk sugjerojnë ndonjë vend konkret.