BETH-TAPUAHU
[shtëpi e mollës].
Qytet në rajonin malor afër Hebronit dhe në trashëgiminë territoriale të Judës. (Js 15:20, 48, 53) Disa mendojnë se e mori emrin nga judeu Tapuah (1Kr 2:42, 43); megjithatë, ka të ngjarë të jetë quajtur kështu edhe ngaqë dikur ai vend ishte plot me pemë molle. E lidhin me Tafuhun e sotëm, rreth 6 km në perëndim-veriperëndim të Hebronit.