BEZEKU
1. Vend ku Juda dhe Simeoni mundën 10.000 ushtarë kananitë e perezitë të kryesuar nga Adoni-Bezeku. (Gjy 1:3-7) Disa mendojnë se ky Bezek është ai i 1 Samuelit 11:8 (nr. 2 poshtë), që në krahasim me Jerusalemin e me territorin e Judës dhe të Simeonit ndodhej tepër në veri. Ky supozim do të kërkonte që Adoni-Bezeku të shkonte në jug për t’u bashkuar me forcat e tjera kananite, por pastaj t’i dilnin para Juda e Simeoni dhe ta ndiqnin këmba-këmbës gjer në Bezek në veri, ku e mundën. Mirëpo konteksti duket se flet për një vend në rrethinat e Jerusalemit. Duke marrë parasysh këto rrethana, sot mendohet se Bezeku, qyteti i Adoni-Bezekut, ndodhej në rajonin e Shefelahut, në Kirbet-Bezkë, afro 5 km në verilindje të Gezerit.
2. Vendi ku Sauli mblodhi bijtë e Izraelit dhe të Judës për të luftuar me amonitët që kishin ngritur kampin kundër Jabeshit në Galaad. (1Sa 11:8-11) Fakti që ky vend nuk ishte më shumë se një natë udhë nga Jabeshi, mbështet mendimin se ndodhej në Kirbet-Ibzikun e sotëm, 21 km në verilindje të Sikemit. Në perëndim të Kirbet-Ibzikut ngrihet një mal 713 m mbi nivelin e detit, që mund të ketë qenë vend i volitshëm për të mbledhur ushtrinë Sauli.