KANDAKE
Mbretëreshë e Etiopisë, nëpunësi i thesarit i së cilës u bë i krishterë. (Ve 8:27) «Kandake» nuk konsiderohet si emër i përveçëm, por si titull, ashtu si «faraon» dhe «cezar». Shkrimtarë të lashtë, ndër të cilët Straboni, Plini Plaku dhe Eusebi, e përdorën këtë term për mbretëreshat e Etiopisë. Plini Plaku (rr. 23-79 të e.s.) shkroi: «Qyteti [Meroe, kryeqyteti i Etiopisë së lashtë] ka pak ndërtesa. Me sa thuhet, atje sundon një grua, Kandakja, emër që është trashëguar për shumë vjet nga njëra mbretëreshë te tjetra.»—Historia e natyrës, VI, XXXV, 186.