KANEHU
Vend që përmendet tok me Haranin dhe Edenin ndër vendet që bënin tregti me Tirin e lashtë. (Ezk 27:23) Meqë përmendet me Haranin dhe Edenin, mendohet se ndodhej në veri të Mesopotamisë, përgjatë rrjedhës së mesme të lumit Eufrat. Sipas disa studiuesve, emri Kaneh është formë e shkurtër e emrit Kalneh.