DIOTREFI
[i ushqyer nga Zeusi].
Një burrë që e përmend apostulli Gjon në letrën e tij drejtuar Gajit. Përveçse ishte ambicioz, krenar, pa respekt për autoritetin e apostujve, rebel dhe aspak mikpritës, Diotrefi u mundua të pengonte e të flakte jashtë kongregacionit ata që donin të mikpritnin vëllezërit.—3Gjo 9, 10.