DISHANI
[ndoshta: antilopë].
Pasardhës i Seirit dhe sheik i horitëve të Edomit. (Zn 36:20, 21; 1Kr 1:38) Te Zanafilla 36:28 thuhet se bijtë e «Dishanit» ishin Uzi dhe Arani, kurse te 1 Kronikave 1:42, në tekstin hebraik masoretik, Septuagintën greke dhe Peshitën siriake paraardhësi i tyre quhet «Dishon». Këtë ndryshim zanoresh, që me sa duket është pasojë e gabimit të një kopisti, disa versione në shqip (DSF, Dio, BR) e kanë zgjidhur duke e përkthyer emrin njësoj në të dyja vargjet, siç bën edhe recensioni klementin i Vulgatës latine.