LUGINA E PËRROIT TË GERARIT
Është hedhur ideja se lugina e përroit të Gerarit ishte Vadi-esh-Shariʽahu (Nahal-Gerari), që kalon rreth 0,5 km në jug të Tell-Abu-Hureirahut (Tel-Harorit), vendndodhjes së mundshme të Gerarit të lashtë. Zona përqark luginës së përroit të Gerarit ishte vend ideal për të kullotur bagëtitë. Po të gërmoje në shtratin e përroit, me sa duket gjeje ujë kollaj. (Zn 26:17-19) Patriarku Abraham u vendos përkohësisht në atë rajon si banor i ardhur. (Zn 20:1, 2) Më vonë, gjatë një zie buke, Isaku u kthye në atë zonë. Atje u mor me bujqësi dhe rriti dhen e gjedhë. (Zn 26:1, 6, 12-14) Shërbëtorët e Isakut hapën dy puse në luginën e përroit, që u kthyen në mollë sherri me barinjtë lakmitarë të Gerarit.—Zn 26:17-22.